Martin Henze pyet Edi Ramën: Kush po përfiton nga aferat e kredive që merr Shqipëria?

402
Sigal

Martin Henze, Këshilltari Ekonomik i pranë CDU-së në Gjermani, ka reaguar për marrjen e huasë prej 650 milionë eurosh nga qeveria “Rama”.

Në një postim në Twitter, Henze komenton qëndrimin e Edi Ramës për kreditë dhe shprehet se kreditë nuk e zgjidhin problemin e ekonomisë së një vendi, nëse nuk ka prodhim. Ai shtohen se qeverisja në Shqipëri është në dorë të kaosit dhe korrupsionit.

Henze hedh dyshime dhe për përfshirjen e kryeministrit në skema përfituese me anë të kredive nga institucionet e huaja.

“Problemi është se ekonomia e Shqipërisë nuk është produktive dhe pothuajse ka ardhur në ngërç, ka një borxh të lartë dhe asnjë stabilitet ligjor. Kaosi dhe korrupsioni qeverisin. Kredia është një kredi dhe ajo nuk mund të shlyhet sepse Shqipëria nuk ka para.

Çfarë bën Shqipëria nëse duhet të paguajë kredinë? Pse i duhet Ramës një hua, ai nuk ka para. Kush po përfiton nga kreditë dhe fshihet vëllai i Edi Ramës pas përfitimeve në biznesin e kredive? Kjo nuk mund të përjashtohet”,- shprehet