Martin Henze: Një kryeministër që vjedh zgjedhjet dhe i dyshuar për burg në Francë, nuk mund të jetë partner i europianëve

303
Sigal

Martin Henze, Këshilltar i CDU-së, ka reaguar për qëndrimet e Edi Rama kundër miratimit më konsensus të reformës zgjedhore. Në një postim në Twitter ai shprehet se Edi Rama është një kryeministër që ka manipuluar zgjedhjet e vitit 2017 dhe bëri zgjedhje moniste në vitin 2019. Henze shton se një person që dyshohet se ka qenë në burg në Francë nuk është një partner i besueshëm për europianët.

“Rama, një Kryeministër i dyshuar se është përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve parlamentare 2017 dhe i cili zhvilloi zgjedhje të paligjshme lokale në 2019.Një njeri që dyshohet se në vitet 1993/1994 se ka qenë i burgosur në Francë nuk është një partner për ne europianët dhe duhet të jap dorëheqjen. Koha ka mbaruar për ty, Mustafa Rama”, shprehet Henze.