Martin Henze i kthehet Soreca-s: Ambasador i kujt jeni ju? Nuk ka hapje negociatash për Shqipërinë pa u përmbushur 15 kushtet e BE-së

310
Sigal

Këshilltari politik në CDU-në gjemane, parti e kancelares Angela Merkel, ka replikuar ashpër me Ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.

Në një postim në twitter, Henze i drejtohet Soreca-s duke u shprehur se nuk ka hapje negociatash për Shqipërinë pa u përmbushur 15 kushtet e BE-së.

Në vijim postimi i plotë i Martin Henze drejtuar ambasadorit Luigi Soreca

Ambasador, nuk do të ketë hapje të negociatave për shqipërisë. nëse nuk përmbushen 15 kriteret e BE-së. Ka një rezolutë të Bundestagut gjerman, të cilën Qeveria Federale, Këshilli i BE-së janë të detyruar ta zbatojnë. Për çfarë po flisni? Ambasadorë të kujt jeni?