Grabitën biznesmenin, arrestohen dy shqiptarët në Greqi (EMRAT-FOTO)

71
Sigal

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet greke pasi akuzohen se kanë grabitur një biznesmen në vitin 2022.

Në pranga kanë rënë shtetasit Alfons Ndoci dhe Gerald Jaho, të cilët ishin shpallur në kërkim nga Policia.

Dinamika e ngjarjes:

Mediat e huaja shkruajnë se dy shqiptarët janë përfshirë në një sherr të ndodhur në një qendër tregtare në Athinë. Ata janë pikasur nga bashkëkombasi i tyre, me të cilin kishin konflikt dhe ka qenë ky që ka njoftuar policinë. Ndërkohë dy shqiptarët ishin në kërkim për grabitjen e biznesmenit 41-vjeçar Tonin Preka.

Ky i fundit, një biznesmen vilash në Mykonos, dhe në nëntor 2022 ishte grabitur nga dy persona, të cilët i kishin marrë çantën me 40 mijë euro, para që do të paguante stafin. Pasditen e djeshme ai ka pikasur dy grabitësit pikërisht në qendën tregtare.

Menjëherë ka telefonuar policinë për praninë e tyre, por Ndoci dhe Jaho u arratisën, edhe pak orë më vonë u lokalizuar dhe arrestuan nga policia greke.

Gjatë kontrollit personal dy shqiptarëve u janë gjetur dhe sekuestruar 2 pistoleta të llojit “Beretta” dhe “Sig Sauer”, 17 fishekë, 1 pako me marijuanë, 16.207 euro dhe karmonedha të shteteve të ndryshme. Gjatë kontrollit të automjetit, u gjet një krehër pistolete pa fishekë.

23fac7d6 Adb1 4e23 8e0b 581666c058d3

Nga hetimet paraprake, rezultoi se 34 vjeçari Alfons Ndoci konsiderohet një person me rrezikshmëri të lartë, pasi akuzohet për një sërë veprash penale, shkruajnë mediat e huaja.