Marsel Telha: Emigrantët që u mbytën në det, dhe u tretën në male. Ne ikëm për bukën e gojës e fjetëm rrugëve

447
Sigal

Shqiptarët nuk mund të krahasohen me afganët, sepse ne nuk na priti asnji kryeministër as në kufijtë bregdetar Italian dhe as tokësor në Greqi. Sa për avion, ishte ëndërr…

 

Po! por: nuk na priti kryeministri Italian në port dhe as ai grek në kufij! Se në airoport nuk bëhej fjalë!

Nuk ikëm me avion si këta por si zvarranike të rraskapitur të pa ngrënë e të pa veshur!

Nuk ikëm se na luftonte qeveria jonë për tradhti si këta që po vijnë me charter dhe çanta supi plot me para.

Ne ikëm për bukën e gojës sepse sytë i kishim 2 cm jashtë nga mosushqyerja dhe pesha e një burri ishte 50 kg!

Ne ikëm dhe nuk dinim çfarë na priste! Jo si këta..!

Ne ikëm dhe mijëra nuk gjenden as sot askund! Dhe dihet se ku janë! Qindra djemë të rinj u mbytën në detë, dhe një pjesë e familjarëve me fëmijë të vegjël u fundosën nga anijet ushtarake të Otranto. Mos e harroni !

Ne ikëm dhe aty ku shkuam nuk na akomodoi askush në hotele apo konvikte madje as nëpër stalla.

Ne fjetëm maleve e kanaleve dhe shumë nuk u çuan dot nga ai “gjumë”..!

As sot mbas 30 vjetësh 90% e shqiptarëve nuk akomodohen dot në oaze të tilla rekreacioni pranë detit dhe jodit qoftë edhe për 10 ditë në vit!

Asnjë shtet nuk na ka strehuar ne në masë duke na subvencionuar qëndrimin edhe pse eksodet tona para 30 vitesh (por edhe sot) ende përbëjnë top listën evropiane të eksodeve masive!

Ne nuk kemi asnjë lidhje me afganët që po vijnë këtu në asnjë aspekt vlerësimi!

Gratë afgane që po zbresin avionat luksozë në Rinas mbajnë shami mëndafshi ndërsa nënat shqiptare mëndafishin e kanë parë vetem në tv!

Qeveria jonë e 30 viteve që nuk u bë dot kurrë qeveri, së paku të mos na trazojë gjakun me karshillëqe ekstra nacionaliste se nuk kapërdihen për nga niveli i hipokrizisë.

Le ta shohim njëherë njëri-tjetrin në sy si shqiptarë të vërtetë! Si thua kemi apo ke të drejtë??