Marrëveshja, Kryemadhi: Dakordësim për t’u përballur me krimin e organizuar, 15 marsi, afati i fundit për Edi Ramën

618
Sigal

Nga Lezha ku ka zhvilluar një takim me strukturat e LSI, Monika Kryemadhi është ndalur edhe njëherë tek marrëveshja për Reformën Zgjedhore, të cilën preferon ta quajë si “dakordësim”.

Kryemadhi theksoi se në fillim të gjithë e shokuan nga ulja e palëve në tryezë, por sipas saj kishte një qëllim të vetëm, dakordësimi për t’u përballur me krimin e organizuar në zgjedhje.

“Në kuadrin e evidentimit të gjithë këtyre problemeve dhe në kuadrin e përballjes ju të gjithë dëgjuat dhe e keni parë firmosjen e dakordësimit të opozitës që është jashtë parlamentit ilegjitim dhe mazhorancës së parlamentit ilegjitim të mazhorancës së rilindjes, të gjithë u habitën, të gjithë mbeten të shokuar se ç’ishte kjo firmosje Është shumë e thjeshtë, është dakordësimi për tu përballur njëherë e përgjithmonë shqiptarët me krimin e organizuar, është dakordësimi për t’u përballur njëherë e përgjithmonë me të gjithë atë armatë kriminale që çdo ditë e më shumë po i del boja e fasadës së lyer, e fasadës së korruptuar me paratë e drogës, e fasadës së blerë nëpërmjet parave të koncesioneve të cilat çdo ditë e më shumë jo vetëm kishin errësuar sytë e ndërkombëtarëve por çdo ditë e më shumë e kishin devijuar të gjithë atë linjë politike dhe jo vetëm politike por edhe të gjithë atë linjë që ka të bëjë më zhvillimin dhe integrimin e ballkanik perëndimor në vendet e bashkimit europian.
Reforma zgjedhore e cila është një nga kushtet e para të Bundestagut gjerman është e vetmja pikë për të cilën opozita duhet të bënte rolin e saj për të ecur përpara. Miratimi i kësaj reforme pa asnjë ndryshim nga këshilli politik do t iu hapi rrugën zgjedhjeve të parakohshme. Vetëm në këtë mënyrë Shqipëria do të ketë mundësinë dhe shansin për të qenë anëtare e bashkimit europian duke iu dhënë shqiptarëve zgjedhje të parakohshme të lira e të ndershme, duke iu dhënë shqiptarëve mundësinë për të qenë anëtarë të bashkimit europian.
Nëse kjo gjë nuk ndodh pas miratimit të reformës zgjedhore nuk ka më ambasadë dhe ambasadorë, ndërkombëtarë dhe kombëtarë, analistë dhe aktorë që të fshehë dhe të mbulojë përgjegjësinë e Edi Ramës përballë jo vetëm shqiptarëve por edhe partnerëve tanë strategjik, Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që i vetmi njeri i cili nuk do integrimin në bashkimin europian te Shqipërisë dhe i vetmi njeri i cili nuk do që Shqipëria të jetë një vend i barabartë si gjithë vendet e tjera europiane është Edi Rama dhe sekti i tij i rilindjes.
Prandaj data 15 Mars është afati i fundit jo vetëm i Edi Ramës por i gjithë sektit të tij të rilindjes në parlamentin e tij monopartiak për ti dhënë fund parlamentit ilegjitim, për ti dhënë fund monopolit politik mbi institucionet e shtetit dhe për ti hapur rrugën nëse e do sadopak vendin e tij dhe popullin e tij zgjedhjeve të lira e të ndershme të treguar edhe njëherë që shqiptarët dinë të dalin mbi interesat e tyre personale. Dinë të përballen me sfidat e tyre. Por për të treguar dhe njëherë se shqiptarët siç janë populli më i vjetër në Ballkan por dhe në Europë, te tregojnë që janë edhe ata të zotë, për të vendosur fatet e tyre. Dakordësimi dhe më pëlqen ta quaj dakordësim sepse nuk është asnjë lloj marrëveshje, se po të ishte e tillë do të ishin ulur Kryetarët e Partive dhe do të ndanin pushtetet, por është dakordësim për të vendosur rregullat e përballjes elektorale përballë njëri-tjetrit”, deklaroi Kryemadhi