Marinela Ziu: Kemi depozituar 9 dosje për maskaradën e 25 prillit, PD përballë krimit dhe partisë-shtet

284
Sigal

Në një intervistë, Marinela Ziu avokate pjesë e departamentit anti-korrupsion në PD, u shpreh se PD ka përgatitur disa dosje lidhur me masakrën elektorale të ndodhur në 25 prill.

Sipas Ziut, Një nga faktet më të tmerrshme është përdorimi i personave me rekorde kriminale dhe përdorimi i fondeve publike për të siguruar vota.

Ne kemi përgatitur disa dosje lidhur me masakrën elektorale të ndodhur në 25 prill. Ne kemi ndjekur procedurën ligjore duke depozituar provat tona në të gjitha institucionet me plot 9 dosje me mijëra faqe që çojnë në pavlefshmërinë e zgjedhjeve. KQZ është vetë pjesë e problemit. Vetë shteti kroi hapësirat ligjore që të arrihen në këtë rezultat për PS-së. U nisë me ndryshimin e Kodit zgjedhor deri ta fleta e votimit që solli kaq shumë fletë të pavlefshme. Shqiptarëve dhe ndërkombëtareve do tu faktohet se si u është tjetërsuar dhe manipuluar vota. Një nga faktet më të tmerrshme është përdorimi i personave me rekorde kriminale sidomos në pjesën e intimidimit të qytetarëve për të mos i lejuar që të votonin ose duke u marrë kartat ID. Po ashtu, vetë shteti i ka çuar fondet publike te këta njerëz që të merrte vota pikërisht nga këta njerëz. Ne kemi çuar shumë raste në SPAK qysh para fushatës, por më vjen shumë keq që me gjithë ato dosje, askush nuk ka bërë asgjë, prandaj jam e zhgënjyer nga drejtësia e re.”,- tha Ziu.

Ziu shtoi se PD në këto zgjedhje nuk ka pasur përballë një parti politike, por ka pasur një strukturë partinë-shtet.

Ne kemi pasur një marrëdhënie shumë të ngushtë me ndërkombëtarët, sidomos me raportimet për shkeljet e ligjit. Përdorim i personave me rekorde kriminale që janë përdorur në zgjedhje për vota, janë depozituar ankimime. Këta persona kanë kapur për fyti fondet publike duke maksimizuar votat për PS-në. Ne kemi raportuar te ndërkombëtarët se shteti dhe partia janë një. Ne nuk kemi pasur përballë një parti politike, por kemi pasur përballë kishim partinë-shtet. Të gjitha asetet dhe pasuritë publikë ishin në funksion të PS-së dhe kush ka shtetin përballë në zgjedhje normalisht që do të humbë.“,- shtoi Ziu në vazhdim të intervistës.