“Marijuanë dhe politikë”, si fitohen miliarda euro në Shqipëri

470
RAI: “Marijuanë dhe politikë”, si bëhen miliarda euro në Shqipëri

Rrjeti televiziv shtetëror italian, “Rai 3”, i ka kushtuar një kronikë të gjerë speciale drogës në Shqipëri, të transmetuar dje në emisionin “EstOvest”, të përgatitur nga redaksitë e Barit dhe Trieste. Fakte, intervista, analiza. Për një treg që prodhon 500-600 ton drogë në vit dhe miliarda euro që ka në dispozicion narkotrafikanët, për të blerë edhe zgjedhjet.

“Një gjë do të doja të nënvizoja, për miqtë tanë italianë. Duhet të jenë të përgatitur, pasi janë dhjetë mijë tonelata droge nëpër tunele”, tha ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, për specialen e televizionit italian Rai 3, “Marijuanë dhe politikë”. “Ndoshta është e vërtetë ajo që thotë ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Ndoshta e gjithë Evropa duhet të përgatitet për një invazion të marijuanës të panjohur më parë. Janë dyzet mijë tonë të sekuestruara në Itali vitin e kaluar, një rekord tashmë i kaluar nga viti 2017. Një pikë në oqeanin që duhet mundur”- thotë gazetari italian Leonardo Zelino në komentin e tij. “Marijuana, marijuana’. Nuk flitet asgjë tjetër përveç saj në Shqipëri. Në televizione dhe në gazeta flitet për sekuestrimin drogës dhe arrestimin vëllezërve Habilaj në Katania, kushërinjtë e ish-ministrit Saimir Tahiri, që tashmë është në hetim nga Prokuroria Speciale e vendit të tij dhe është i pezulluar nga partia e tij, partia e kryeministrit Edi Rama”, shton gazetari, që e ilustron komentin me pamjet televizive të atyre dhe të gazetave për kapjen e trafikantit Moisi Habilaj dhe daljen në gjyq të tij. “Në zyrat në të cilat Tahiri komandonte deri në fillim të këtij viti na shpjegohet që ajri ka ndryshuar”, shton Zelino. “Janë individualizuar dhe kapur, natyrisht nga policia, 55 mijë rrënjë kanabis, që në krahasim me milionat e vitit të kaluar janë shifra mjaftueshëm të ngushëlluese”, thotë zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj. “Policia shqiptare, më pak e korruptuar se një vit më parë, ka bërë dyqind procedime disiplinore”, komenton gazetari. “Por, sa arrestime?”, – e pyet gazetari. “Këtë nuk mund ta them”, i përgjigjet zëvendësministri Hodaj. “Në realitet, numri i atyre që kultivojnë kanabisin është ulur në mënyrë drastike dhe kush e prodhon atë është zbuluar, siç e dëshmon dhe kjo serë e vogël në periferi të Durrësit, të cilën kemi mundur ta filmojmë vetëm me celular, edhe për faktin së në raport me vitin e kaluar janë ulur edhe çmimet, por duhen çmontuar edhe rezervat. Por, ku janë magazinat? Marijuana është fshehur nën tokë, në tunele dhe në bunkerë të regjimit të vjetër komunist. Shtatë kuintalë zbuloi policia në Përmet. Kjo ish-depozitë e kanabisit në periferi të Tiranës, e gjetëm ne, por në fakt është bosh, pasi droga është tashmë në Itali. Aroma e marijuanës është akoma e fortë, pavarësisht se këtu nuk ka asgjë. Sasia e drogës që mund të prodhojë Shqipëria llogaritet në 500-600 tonë në vit”, thotë gazetari Zelino.

Pronari i televizionit informativ “Report TV”, Karlo Bolino: “Për shqiptarët kjo do të thotë miliarda euro”. “Me miliarda euro në disipozicion, kriminaliteti mund të bëjë shumë gjëra, të tipit të blejë zgjedhjet, thekson në zyrën e tij në katin e 16-të të ndërtesë që dominon Tiranën babai i nderit i Partisë Demokratike, Sali Berisha, që tashmë është në opozitë”, komenton gazetari italian. “Pjesëmarrja e narkoeuros, narkolekut të bandave kriminale ishte evident në të gjithë vendin. Marijuana shkatërroi shtetin. Dhe është bërë një narkoshtet”, thotë ish-kryeministri Sali Berisha. “Akuza të rënda dhe që kanë gjetur vend në raportin e paszgjedhjeve të përgatitur nga OSBE, si direktiva e dytë marrjen e masave për të luftuar blerjen e votave. Dhe pastaj janë përgjimet e Katanias për Tahirin, që ka bërë 5 milionë euro, thonë narkotrafikantët, por sipas asaj që thotë ish-kushëriri i ministrit nuk i mjaftojnë as 20 milionë euro në fushatën elektorale”, përfundon gazetari specialen e tij në lidhje me drogën në Shqipëri.
Sigal