Manjani: Short elektronik për zgjedhjen e gjyqtarëve

501
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka deklaruar se, zgjedhja e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve duhet të bëhet me short elektronik. Këtë deklaratë, Manjani e ka bërë pas një takimi me përfaqësues të misionit Euralius, ku është diskutuar pikërisht reformimi i sistemit gjyqësor. “Nuk rritet besimi tek gjyqësori kur dihet paraprakisht se kush do jetë gjyqtari. Është i domosdoshëm përdorimi i sistemit elektronik për hedhjen e shortit nga gjykata”, ka thënë Manjani. Ai ka nënvizuar se, “të gjitha gjykatat duhet të përdorin të njëjtin sistem si pjesë e gjyqësorit shqiptar”.
Sigal