Manjani për DW: Ja çfarë bisedova me homologun gjerman, Heiko Maas

463
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka marrë pjesë në një takim zyrtar në Gjermani ku është takuar me homologun gjerman, Heiko Maas. Sipas kreut të Drejtësisë, në këtë takim, janë fokusuar tek tema të mprehta për Shqipërinë, siç është reforma në drejtësi. Manjani shton se është takuar edhe me zotin Lange, sekretarin e Ministrisë së Drejtësisë dhe me dy ndihmësit e kancelares Merkel. Në fokus të këtij takimi ka qënë bashkëpunimi bilateral, për nevojën për më shumë prezencë dhe ekspertizë gjermane në hartimin e ligjeve, ku rolin kryesor aktualisht e luan EURALIUS, që është një mision i BE, por i furnizuar me ekspertizën gjermane. Manjani thekson se i ka shprehur Z.Lange dëshirën që të kemi sa më shumë legjislacion gjerman të transkriptuar në legjislacionin shqiptar, sepse sipas tij, qëllimi është jo vetëm t’i shërbehet sa më mirë qytetarëve shqiptarë, por edhe të ndërtohet një klimë sa më e mirë për biznesin gjerman, sepse kjo është perspektiva.
Sigal