Emigrantët e kampit në Calais të Francës, në pritje të evakuimit

452
Një gjykatës francez ka vizituar kampin e refugjatëve në qytetin Kale përpara një vendimi të pritshëm për evakuimin e tyre. Në fakt prej kohësh kampi i refugjatëve në këtë pjesë të Francës ka hapur një debat të madh në shoqërinë franceze, ku autoritetet janë pro largimit të tyre kurse shumë organziata bamirëse por edhe personalitete të artit, muzikës e filmit janë kundër evakuimit të qindra emigrantëve që kërkojnë të arrijnë Mbretërinë e Bashkuar.

Nën presion për të ulur numrin e tyre, autoritet lokale morën vendimin të largojnë brenda një jave në jug të vendit 1 mijë persona teksa i gjithë kampi ka rreth 4 mijë gjithësej. Afati skadon sot në orën 20, pas së cilit autoritet do të jenë të detyruar të heqin çadrat dhe tendat e impriovizuara për strehim të klandestinevë. Madje policia ka deklaruar se do të operojë edhe me forcë nëse do të jetë nevoja. Nga ana tjetër aktivistët thonë se 3,400 persona , përfshirë gra dhe rreth 400 të mitur të pashoqëruar kundërshtojnë këtë vendim.

Shumë prej emigrantëve i tremben zhvendosjes, teksa këtu kanë ndërtuar një lloj jetë të tyren, ku kanë ngritur edhe shërbimet e nevojshme si dyqane, farmaci dhe shërbime të tjera. Tetë organzizata jo qeveritare kanë paraqitur një kërkesë në gjykatën administrative për një pezullim të përkohshëm të evakuimit.
Sigal