Manjani: Çështjen e drejtorit të “Drenovës” do ta çoj deri në fund

422
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka premtuar dorë të fortë ndaj çdo nëpunësi të shtetit që nuk i përgjigjet shërbimit ndaj qytetarëve dhe ligjit.
Duke komentuar shkarkimin e një dite më parë të drejtorit të burgut të Drenovës, Laert Çeliku, Manjani tha se do ta çojë çështjen deri në fund.
Manjani: “I kam nxit dhe do ta bëj këtë punë. Nuk jam tip që i lë gjërat, jam lidhur me prokurorin e rrethit, me policinë e rrethit atje që këtë çështje ta çoj deri në fund në të gjitha aspektet e saj.Besoj e patë vetë, e kam falenderuar Fiks Fare për atë denoncim që bëri. Ai ishte i shkarkuar prej meje edhe për gjëra të tjera, por e rëndësishme është që të shkojnë gjërat deri në fund. U bëj thirrje edhe njëherë nëpunësve të shtetit, shërbeni, shërbeni se nuk ka rrugë tjetër, shërbeni sipas ligjeve dhe në afat. Historitë e tjera nuk do i toleroj”.
Manjani tha se ka një vigjilencë të shtuar të autoriteteve shtetërore lidhur me terrorizmin. Ndërsa referuar deklaratës së Ambasadorit amerikan për reformën në drejtësi, Manjani u mjaftua me këtë përgjigje: “Sa i takon deklaratës së Ambasadorit nuk kam gjë tjetër veçse mirënjohje, respekt dhe mbështetje totale. Gjithë aktiviteti im si Ministër i Drejtësisë, edhe për këto që ju më pyesni për shkarkime dhe ndërhyrje të forta, do vazhdoj ti bëj sepse këtë punë kemi”.
E vërtetë që qeveria ka rritur niveline sigirisë për shkak të sulmeve të mundshme?
Manjani: Çështja e terrorizmit global sot nuk është çështje deklaratash, as çështje për tu nënvlerësuar. Shqipëria është pjesë e vendeve anëtare të betejës antiterror në shkallë globale dhe për këtë arsye sigurisht mund të jemi dhe objekt sulmesh. Por duhet ta vlerësojmë realisht. Duhet të vazhdojmë jetën normalisht, por me vëmendje të shtuar. Kjo është një betejë që edhe Perëndimi që është shumë më i avancuar sesa ne, po e shikoni që ka vështirësi.
Janë disa xhami jashtë kontrollit të KMSH në të cilat pretendohet që të jenë grupime që rekrutojnë luftëtarë për xhihad, pse nuk i mbyll qeveria?
Manjani: Kjo nuk është çështje që i takon Ministrit të Drejtësisë në këtë moment dhe për këtë arsye. Ministri i Drejtësisë ka sigurisht kontribut për të dhënë dhe në këto çështje dhe jep në mënyrë të klasifikuar aty ku duhet.
Reforma në drejtësi, mendoni se do arrihet konsensusi mes palëve. I referohem dhe deklaratave të Ambasadorit Donald Lu.
Manjani: Ne po punojmë brenda të gjitha detyrave që kemi që ta bëjmë këtë reformë. Theksoj që kjo reformë është e rëndësishme për të çelë negociatat, për qenë anëtar i BE. Kjo është e rëndësishme ta kuptojmë dhe për këtë po punojmë të gjithë sëbashku aq sa na takon. Sa i takon deklaratës së Ambasadorit nuk kam gjë tjetër veçse mirënjohje, respekt dhe mbështetje totale. Gjithë aktiviteti im si Ministër i Drejtësisë, edhe për këto që ju më pyesni për shkarkime dhe ndërhyrje të forta, do vazhdoj ti bëj sepse këtë punë kemi.
Ka nevojë për ndryshime drafti zyrtar i grupit të ekspertëve të lartë?
Manjani: Ministri i Drejtësisë nuk është ekspert. Ju e dini që jam dhe jurist, më pëlqen të jem ekspert, por në këtë moment nuk mund të jem dot.
Sigal