Malltezi nxjerr dokumentin: Përlanë 14 milionë euro për 14 ditë. S’do ishte e mundur pa Ramën, Ahmetaj dhe Kokën

291
Sigal

Jamarbër Malltezi, kreu i Departamentit te Mjedisit në PD flet në një intervistë për “standard” mbi skandalin e inceneratorëve. Sipas Malltezit, “ vjedhja me inceneratoret është hajdutllëku më bastard që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri”. Ai sqaron po ashtu se të tre inceneratoret jane në një dorë te sekserët e kryeministrit, që nuk kane asnje eksperiencë me këtë fushë.

Sipas denoncimeve të bëra nga Partia Demokratike, qeveria është përfshirë në një aerë korruptive që lidhet me inceneratorët e Tiranës dhe Fierit. PD thekson se ekzekutivi ka paguar 75 milionë euro para të shqiptarëve për privatin, duke mos marrë asnjë shërbim lidhur me pagesën e kryer. Cili është komenti juaj për këtë çështje?

 

Të tre inceneratorët janë në një dorë: tek sekserët e Edi Ramës që luajnë lojë dhe në fund çojnë thesin tek Rama. Sekserët nuk kanë asnjë eksperiencë me inceneratorët, nuk kanë asnjë investim në këtë fushë, asgjë. Thjesht shkuan dhe i thanë na jep ca dhjetëra milionë euro dhe për kokë të mamit do ndërtojë incenerator. Rama bëri sikur ishte idiot dhe nuk e kuptoi por ia pranoi pa asnjë kusht teknik, asnjë limit ndotje, asnjë kusht teknologjie etj. Kjo është afera më e rëndë korruptive që ka ndodhur, përmes së cilës po vidhen mbi 400 milionë euro!

Një tjetër aspekt i çështjes është fakti se vetëm brenda një dite, qeveria është mbledhur dhe ka marrë 17 vendime në favor të kompanisë që fitoi tenderin për inceneratorët. Si e vlerësoni këtë fakt?

 

Vetem në një ditë, Rama ka bërë sikur ka kryer 9 procedura, shumica e të cilave kërkon disa konsultime dhe mendime me shkrim nga ministritë e linjës. Ky është tregues i qartë i vjedhjes së babëzitur.

 

Po ashtu një tjetër problematikë duket se ludhet me vetë kompanitë, ku njëra është regjistruar një ditë para se të merrte koncensionin e tjetra u regjistrua bashkë me kompaninë italiane, dhe sapo mori tenderin ia ka blerë kuotat kompanisë italiane për 20 mijë lekë.  A ka vend për akuza, sic edhe opozita pretendon, se këtu kemi të bëjmë me klientë të qeverisë që nuk kanë lidhje me fushën. por janë përfshirë në tender për të përfituar para në kurriz të shqiptarëve?

 

Kompanitë jane fiktive, të hapura veç për të gllabëruar paratë publike pasi Rama i tha që mund ti vjedhin. Janë hapur pak javë para përlarjes së parave, asnjë nuk ka as eksperincë, as fonde, as teknologji, asgjë. Janë regjistruar në kompani guacka që mos dalin pronarët e vërtetë dhe kanë ndryshuar hera-herës emrat e kompanive dhe drejtorëve që kanë të drejtë firme, nga Klodian Zoto tek një italian, hollandez, rus e pastaj hollandez prapë. Të gjitha këto janë përpjekje vjedhje dhe fshehje të krimit.

 

Vjedhja me inceneratoret është hajdutllëku me bastard që ka ndodhur ndonjëhere. Mjafton kjo foto për të bërë punën SPAK. Kaq e thjeshtë është. Kanë përlarë 14 milionë euro për 14 ditë. Kjo nuk do ishte e mundur pa Edi Ramën, Ben Ahmetaj, Lefter Kokën. Në dhunim të Direktivës së Mbetjeve të BE dhe të strategjisë Shqiptare të mbetjeve që ishte ne fuqi kanë ndarë miliona euro. Merr 29 milionë euro nga Rama dhe vec 2 javë më pas firmos ta bëjë një italian për 15 milione euro!!! 14 milionë euro vjedhje pa investu të blesh asnjë kosh plehrash! Vec këtë foto të analizojë SPAK dhe vërtet mund të themi që reforma në drejtësi mund të japë rezultat. Prandaj dridhet dhe përdridhet Rama dhe anëtarët e tjerë të Grupit të Strukturuar Kriminal të krijuar për të vjedhur qindra miliona euro të shqiptarëve.

 

 

Malltezi i drejton 10 pyetje Edi Ramës

 

  1. Pse jeni lidh me Klodian/Mirel Mertirin dhe Klodian Zoton?
  2. Ku kishin keta eksperience me inceneratore?
  3. Psu ju dhane qindra milione euro kompanive te sapokrijuara pa pasur si investim asnje kosh plehrash apo makine perpunimi? Kompani e posakrijuar me vec 100,000 leke kjo e elbasanit.
  4. Pse keta miqte tuaj shpiken disa kompani, I fshehen ne disa guacka me drejtore fiktive per firma dhe ju ndryshuan emrat? Keto kompani i paraqitet ne shkresa si me experience duke mashtruar?
  5. PSE nuk eshte botuar ne Fletore Zyrtare as Kontrata per Inceneratorin e Fierit dhe as Kontrata per Inceneratorin e Tiranes?
  6. Keni nxjerre 75 milione euro deri tani nga buxheti pa pasur kontrate te botuar ne fletore zyrtare?
  7. Ministria e Financave ju njoftoi muajin e shkuar qe ndonese ka perlare dhjetera milione euro nuk ka investuar as 12% te fondit qe duhej te kish investuar (botuar ne Revista Monitor). Cfare shteti rrumpalle jeni juve qe ju vjedhin miliona dhe edhe kur ju njofton ministria e financave ju fshiheni?
  8. A do nderpritet kontrata me keta sekseret tuaj qe nuk kane respektuar kushtet e kontrates?
  9. A ka ndonje ekspert inveneratoresh Shqiperia? Asnje. Si keni pranuar shifren qe ju thane ata qe kinse nuk i njihnit? Si e vleresuat?
  10. Me thoni dot çfare kushtesh mjedisore keni shenuar ne kontrate? Cfare kufizime per ndotesit ne ajer? ASNJE!!

——-