Nestor Memsuri: Pandemia ka marrë përmasa edhe më kërcënuese

245
Pandemia ka marrë përmasa edhe më kërcënuese.
Çdo ditë ka shtim rastesh dhe vdekjesh.
Durrësi me rreth 400 mijë banorë ka kryer vetëm 20,262 testime në 11 muaj, një përqindje shumë e ulët bazuar në referimet e OBSH për numër popullsie.
Pandemia nuk menaxhohet me përgjigje të tamponit PCR që vijnë pas 4 ditësh nga ISHP.
Në këto kushte trinomi Testo – Gjurmo – Trajto nuk mund të zbatohet.
Nuk po bëhet asgjë për vaksinimin e popullatës.
Siguroni vaksinat për personelin tjetër sanitar dhe grupet e riskut.
Kërkohet menaxhim profesional dhe urgjent për krizën e pandemisë.
Nuk mjaftojnë vetëm kufizimi i orarit dhe mbajtja e maskave. Duhet ndryshim strategjie.
Mbroni shëndetin publik.
Jeta e shqiptarëve 🇦🇱 është e shtrenjtë.
Nestor Memsuri
Mjek, Higjenist – Epidemiolog
Anëtar i Kryesisë – LSI Durrës
Sigal