‘Lutja e Presidentit Rugova për Kosovën’/ Berisha pret biznesmenin shqiptaro-amerikan, laureat nga Presidenti Trump

58
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pritur ditën e djeshme në selinë blu z. Ramiz Tafilaj, biznesmenin e mirënjohur shqiptaro-amerikan, intelektualin, filantropistin dhe botuesin e shquar, si dhe avokatin e palodhur të çështjes kombëtare, laureat nga Presidenti Trump me Çmimin Presidencial të Arritjes së Jetës, Prof. Dr. Salih Krasniqin, kirurgun e shquar, autorin e Krimet Serbe në Kosovë dhe një serie veprash të tjera, z. Mehmet Mjeku dhe biznesmenin e filantropistin Safet Martinaj.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha thekson se takimi ishte i hapur dhe zoti Tafilaj i ka dorëzuar ‘Lutjen e Presidentit Rugova për Kosovën’.

Postimi i plotë:

Një takim miqësor!

Miq, dje prita në një takim miqësor z. Ramiz Tafilaj, biznesmenin e mirënjohur shqiptaro-amerikan, intelektualin, filantropistin dhe botuesin e shquar, si dhe avokatin e palodhur të çështjes kombëtare, laureat nga Presidenti Trump me Çmimin Presidencial të Arritjes së Jetës, Prof. Dr. Salih Krasniqin, kirurgun e shquar, autorin e Krimet Serbe në Kosovë dhe një serie veprash të tjera, z. Mehmet Mjeku dhe biznesmenin e filantropistin Safet Martinaj.

Në këtë takim diskutuam mbi zhvillimet në Shqipëri, Kosovë dhe më gjerë. Gjatë takimit, z. Tafilaj më dorëzoi Lutjen e Presidentit Rugova për Kosovën. Takimi ishte i hapur dhe miqësor.