Lulzim Basha: Shqiptarët e votuan ndryshimin me zemër, t’u prijmë të bashkuar

148
Sigal

Dalin detaje të tjera nga mbledhja e kryesisë së PD-së.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së Lulzim Basha është shprehur se opozita e rrëzoi propagandën e qeverisë.

Sipas tij, shqiptarët dolën dhe votuan ndryshimin, dhe e duan edhe sot më shumë se dje.

“Kjo fushatë e provoi se ne edhe propagandës së tyre mund ti bëjmë balle-ne mundemi ta shkatërrojmë atë: me zemër, me shpresë!!!

Dhe këtë ne e bëmë-shqiptarët dolën me gëzim në zemër dhe votuan ndryshimin në 25 prill!!!

Ata dje e donin me gjithë shpirt ndryshimin!

Ata e duan ndryshimin edhe më shumë sot!

Ndaj të bashkuar ju ftoj ti prijmë me gjithë forcën tonë betejës për ndryshim për gjithë demokratët dhe gjithë shqiptarët”,- është shprehur Basha.