Lulzim Basha: Rama ka kthyer karikaturat e komunizmit në krye të vendit

394
Sigal

Kreu i PD Lulzim Basha, ju ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohen për të luftuar të keqen e madhe që po instalon diktaturën.

Ai tha se sot është koha që pedagogët dhe intelektualët të bashkohen për ti thënë jo pengmarrjes së Akademisë së Shkencave, ku Rama vuri në krye një karikaturë të komunizmit, ashtu siç bëri edhe me kreun e Kuvendit.

‘Rama ktheu në krye të Akademisë së Shkencave, kryekarikaturën e komunizmit, ashtu siç bëri edhe me kreun e Kuvendit’, deklaroi Basha.