Kreu i PD-së, Lulzim Basha: Ky është bashkimi i shqiptarëve të vjedhur e të mashtruar nga një bandë kriminale

344
Sigal

Gjatë fjalës së tij para mijëra protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, lideri i opozitës Lulzim Basha është shprehur se, ky është bashkimi më i madh i fuqisë popullore.

“Në këtë bashkim të paparë ndonjëherë të fuqisë popullore. Jeni mbledhur e keni derdhur në këtë shesh shpresën. Mirë se keni ardhur.

“Dua tju shpreh sot mirënjohjen time, por në fakt kam nderin tju shpreh mirënjohjen e çdo vogëlushi shqiptar. Në emër të të gjithë shqiptarëve kudo që janë për këtë asamble të paparë e të padëgjuar të lirisë e demokracisë. Kaq të vendosur e kaq të qartë. Ky bashkim është bashkimi i shqiptarëve të vjedhur, të dhunuar, të nëpërkëmbur, të mashtruar nga një bandë kriminale që nuk mund të jetë kurrë qeveri. Rama ik”, u shpreh Basha në hapje të fjalës së tij.