Lulzim Basha: Numri i testimeve për covid-19 është shumë i vogël, Shqipëria e fundit në Europë

153
Sigal

Ndërsa vijon të jetë i lartë numri i personave të infektuar me COVID në vend dhe po ashtu edhe numri i viktimave, kreu i PD-së, Lulzim Basha, akuzon qeverinë se nuk po bën sa duhet për tejkalimin e kësaj situate.

Me një story në Instagram, Basha thotë se Shqipëria renditet e fundit në Europë për përqindjen e popullsisë së testuar për COVID.

Edhe më herët, kryedemokrati ka përsëritur thirrjen për rritjen e numrit të testimeve që bëhen në vend, për të identifikuar personat pozitivë me COVID.

Ai nuk ka kursyer akuzat në drejtim të qeverisë, duke theksuar se “ka dështuar” në menaxhimin e epidemisë në vend.