Lulzim Basha: Edi Rama do të ikë më 25 prill! PD padit në SPAK përgjegjësit për gjobën 110 mln euro të çështjes “Beketi”

198
Sigal

Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë një takimi në Belsh me përpunuesit agro-bujqësorë, fermerët e duhanit thanë se, qeveria jo vetëm i ka harruar, por edhe në zyrat e shtetit nuk i pranojnë.

Basha në Divjakë: Votoni për të sjellë ndryshimin!

Gjatë një takimi me të rinj në Divjakë, kreu i PD, Lulzim Basha, premtoi se Shqipëria do t’u kthehet shqiptarëve pas pengmarrjes nga Edi Rama. Kreu demokrat kërkoi që më 25 prill, të rinjtë të sjellin ndryshimin përmes votave të tyre. Lulzim Basha: Ajo që kemi shprehur në program, arsim e punësim për rini, mirëqenie. Kur keni qenë fare të vegjël ne mundësuam lëvizjen pa viza. Tani na takon ne, qeverisë së re dhe rinisë së Divjakës e Shqipërisë, të hedhim hapin final, anëtarësimin në BE. Të mundësojmë që këtë bukuri të Divjakës, dhe pasuritë e jashtëzakonshme të saj, të prodhojnë mirëqenie, vende pune, paga të larta, dinjitet e gëzim, për ju e familjet tuaja. Këto janë synimet tona, objektivat e programit tonë, për këtë bëhet beteja, peng me 5 veta me në krye Ramën, apo Shqipëria do i kthehet shqiptarëve e të rinjve. Edi Rama do ikë më 25 prill. Ata njerëz që dalin aty janë paralajmërimi që Edi Rama do të largohet masivisht me 25 prill ndërsa unë me marrjen e pushtetit me marrje ne përgjegjësive të kryeministrit garantoj as pandeminë as vaksinat nuk do t’i përdor për fushatë. Njerëzit e kanë kuptuar, nuk mund t’i bësh njerëzit për budallenj. Njerëzit e kanë kuptuar që këta, kemi ardhur në këtë pikë sepse ky kryeministër nuk e ka pasur për asnjë sekond seriozisht luftën kundër Covid-it. Edhe kur katër muaj pas propozimit tonë e pranoi rimbursimin si koncept, faktikisht nuk ka dhënë para për të paguar faturat e kripura të cilat… Cili është problemi? Në këtë mënyrë po fshihen kursimet e atyre që kanë pasur kursime ndërsa shumica e familjeve që po i kurojnë njerëzit e tyre në shtëpi po zhyten në borxhe. Dhe programi ynë për fat të keq, në këto kushte duhet t’i japë përgjigje dhe këtij problemi. Ne kemi një ekip ekspertësh të fushës sepse po të shikoni ata kanë munguar në krah të qeverisë dhe kanë qenë kryesisht në debat me qeverinë.