Populli shqiptar nuk do të zëvendësohet me popuj të huaj

262
Sigal

Flet Presidenti i Republikës Ilir Meta: Çlirimi i shtetit dhe i Reformës në Drejtësi do të ndodhi në 25 prill pasi populli nuk do ta lërë Shqipërinë të shkojë në greminë. Qëndrimet për Berishën, Ramën, Bashën , shitj-blerjen e votës, ndërkombëtarët dhe fillimi i auditimit të ‘Albkontrol” nga KLSH

Mbrëmë, Presidenti i Republikës Ilir Meta në një intervistë televizive, pohoi se populli shqiptar nuk do të zëvendësohet me popuj të tjerë, duke replikuar kryeministrin Rama, i cili disa ditë më parë, pohoi se do të pranojë punëtorë nga Bangladeshi, meqë shqiptarët janë dembelë dhe thashethemexhi.  Presidenti Meta, theksoi me të madhe se çkapja e shtetit do të fillojë në 25 prill dhe pohoi se Rama është i tmerruar nga personaliteti I Berishës, ndërsa Basha është politikan i kalibrit të BE-së.

Shqipëria nuk do të shkojë në greminë!

Më 25 prill, askush nuk do ketë  shans të tjetërsojë vullnetin e popullit. Qytetarët shqiptarë nuk do të lejojnë që vendi i tyre të shkojë në greminë, shqiptarët me zgjedhjet e 25 prillit, do bëjnë ‘restart’ të demokracisë dhe të vendit të tyre. Zbatimi i Reformës në Drejtësi, është kthyer në ‘Ramaformë’. Çdo ndryshim i Reformës do ndodhi në Parlament dhe me partnerët tanë ndërkombëtare dhe derisa të ndodhi kjo do zbatohet legjislacioni aktual. Çkapja e shtetit dhe e Reformës në Drejtësi do të ndodhi në 25 prill, kjo është e padiskutueshme.

Presidenti Meta: Populli shqiptar nuk do të zëvendësohet me popuj të huaj

Populli shqiptar nuk do të zëvendësohet me popuj të huaj, por do jetë zot në vendin e vetë dhe në tokën e tij, ky vend do ketë  fëmijë dhe të ardhme.

Nuk ekziston çështja e aeroportit, është e sajuar

Nuk ekziston çështja e aeroportit, është e sajuar.  Unë i kam bërë të qartë se për shkak të pandemisë, paga dhe trajnimi duhet t’i përshtatet kësaj situate. Nuk jam dakort me lënien e detyrës. Ka pasur mungesë vullneti për një zgjidhje, sepse edhe më herët janë konstatuar probleme të menaxhimit të këtij institucioni, që nuk kanë marrë përgjigje. Nuk ka deklaratë më rrumpallë se kjo, as me reagimin dhe një përgjegjshmërinë e një kryeministri normal, por është thjeshtë një provokim, ndaj Presidentit të Republikës me qëllim që të bjerë në një lojë çilimnjsh të papërgjegjshëm siç ishte kjo historia e aeroportit që ky ka sajuar. Nuk ekziston çështja e aeroportit, është e sajuar.  Unë kam një lajm të zi, zgjedhjet e 25 prillit do të mbahen dhe është lajm i zi për të gjithë ata që urrejnë demokracinë, shtetin e të drejtës, zgjedhjet’.

Rama i tmerruar nga personaliteti i Berishës

Kryeministri Rama është i tmerruar nga personaliteti im dhe i zotit Berisha, por ngaqë i njoh dhe të gjithë politikanë e tjerë në këto 30 vite për shkak të eksperiencës. Kuptohet që zoti Berisha është një nga personalitet më të  politikën shqiptare dhe zoti Rama nuk mund të ndërtoj dot raporte partneriteti me të tjerët, qoftë me kundërshtarët apo ata që mund të ketë në koalicion. Partneriteti është i llojeve të ndryshme bazuar mbi disa parime, mbi disa norma. Ai ka gjithmonë marrëdhënie të tilla të cilat kanë të bëjnë thjeshtë me raportin me pushtetin. Kur ai ka pushtet dhe mendon që të tjerët janë nën pushtetin e tij  ka marrëdhënie të shtypjes të vendosjes  së çizmes në qafën e vartësve.

Basha politikan i kalibrit të BE

Jo nuk e shqetëson  sepse personalitet i zotit Basha është  një personalitet i një politikani në Bashkimin Europian. Zoti Rama, si një politikan tipik i modelit lindor autoritar, i stilit bizantin, i cili përmbysur gjithë rregullat e lojës. Në çdo rast Ilir Meta në Presidencë do të zëvendësohet me një shqiptar, me një qytetar shqiptar. Nuk do të zëvendësohet me një kukull. Por më e rëndësishëm është që Ilir Meta është i zëvendësueshëm sepse ky është kuptimi i demokracicë. Por populli shqiptar nuk do të zëvendosohet me të huaj dhe do të ketë një të ardhmee, rini, begati dhe do të jetë prioritet i politikës për të ardhmen e vendit.

Rama me probleme psikike

Pa asnjë diskutim që kjo do të ndodhë, dhe mos u habisni kur kjo të ndodhë. Keni qenë të paralajmëruar, nëse do t’i zgjasin duart drejt kutisë së votimit. Besoj që këto 8 vite kanë qenë mëse të mjaftueshme që kemi të bëjmë më probleme të mëdha psikike të Ramës, edhe këtë e vërteton edhe ngjarja e fundit me aeroportin.

Boks me vete

Presidenti Ilir Meta i dërgon kërkesë Kontrollit të Lartë të Shtetit

 Auditoni shoqërinë “Albcontrol”

Presidenti Ilir Meta i kërkon Kontrollit të Lartë të Shtetit nisjen e auditimit të plotë në shoqërinë “Albcontrol”, pas braktisjes së punës nga kontrollorët që u bë shkak për pezullimin e fluturimeve.

Kërkesa e Presidentit Ilir Meta për KLSH-në

Nisur nga situata tepër e rëndë e krijuar dhe veçanërisht rolit, që ka “Albcontrol” për administrimin dhe kontrollin e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë, e lidhur direkt me sigurinë kombëtare të vendit dhe me garantimin e shërbimeve për udhëtarët dhe qytetarët shqiptarë, Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta, i është drejtuar sot zyrtarisht Kontrollit të Lartë të Shtetit, duke i kërkuar të fillojë pa vonesë një auditim të plotë në shoqërinë “Albcontrol” mbi:

– mënyrën e menaxhimit të kësaj shoqërie;

– respektimin e dispozitave ligjore në vendimmarrjet e organeve drejtuese;

-shpërdorimin e fondeve publike;

– respektimin e procedurave në marrëdhëniet e punës, si dhe

– çdo aspekt tjetër që paraqet rrezik për veprimtarinë e sigurt dhe funksionimin normal të “Albcontrol”.

Presidenti Meta po ndjek nga afër dhe me vëmendje zhvillimet lidhur me menaxhimin e situatës në “Abcontrol” dhe në aeroportin “Nënë Tereza”, dhe i kërkon autoriteteve respektive të marrin të gjitha masat, për të mos vënë në rrezik sigurinë e hapësirës ajrore në Republikën e Shqipërisë, për të rifilluar pa vonesë funksionimin e monitorimit ajror dhe të shërbimeve aeroportuale, duke respektuar të drejtat dhe detyrimet reciproke, pa tejkaluar në mënyrë shproporcionale me reagimin e tyre, përgjegjësitë ligjore mbi këtë rast. Presidenti i Republikës u bën thirrje për reflektim të gjithë aktorëve të përfshirë dhe është i gatshëm në çdo moment të thërrasë urgjent një tryezë për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të arsyeshme.