Lulzim Basha: BE ka dy standarte ndaj qeverisë së Ramës

442
Sigal

Lulzim BashaBasha për EURACTIV.com: BE ka dy standarde ndaj qeverisë së Ramës

Lulzim Basha, kreu i opozitës kryesore të Partisë Demokratike të Shqipërisë, akuzoi Komisionin Evropian se ka qenë tepër i butë me qeverinë në vend ‘për hir të stabilitetit’. ‘Brukseli ka zgjedhur të përqendrohet në procesin teknik të harmonizimit të ligjit për hir të stabilitetit në koston e demokracisë, kjo është keqpërdorur nga udhëheqësit autokratë në Ballkan, të cilët tani po rrezikojnë stabilitetin për shkak të korrupsionit, bashkëpunim me organizatën krimit dhe kapjes së shtetit’, tha Basha për EURACTIV.com në një intervistë telefonike. Basha:‘Kanë qenë dy standarde të drejtësisë për një kohë të gjatë: një për njerëzit normalë dhe një për të fuqishmit. Ne jemi i vetmi vend në botë ku Gjykata Kushtetuese e të cilit ka qenë e vdekur për një vit, Shqipëria sot është në një situatë ku nuk ka drejtësi’, shtoi ai. Megjithatë, PS-ja në pushtet e Kryeministrit Rama është lavdëruar nga Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian për reformat gjyqësore. Të dy institucionet e BE kanë bërë thirrje Këshillit të BE për të hapur negociatat e BE për vendin ballkanik. Nga ana tjetër, partia e Bashës ka mbështetur një sërë protesta kundër Ramës dhe kërkoi dorëheqjen e tij. Partia e qendrës së djathtë bojkoton edhe seancat parlamentare të Shqipërisë, por kjo kohët e fundit u kritikua nga ekzekutivi i BE. Zëdhënësja e BE Maja Koçijançiç tha muajin e kaluar se bojkoti i parlamentit ishte ‘dëmtues dhe shkon kundër përpjekjeve të vendit’ për t’u bashkuar me BE. Basha: Ka një mospërputhje në atë që po ndodh në Shqipëri midis raporteve nga agjencitë evropiane dhe ndërkombëtare’, tha ai. Ai vuri në dukje se ndërsa raportet nga organizatat ndërkombëtare, si Transparency International ose Departamenti i Shtetit të SH.B.A.-së, tregojnë problemet e thella të krimit, drogës dhe kapjes së shtetit, ka deklarata publike nga Brukseli që i lënë këto probleme krejtësisht. ‘Pra, demokracia është sakrifikuar për të mbajtur stabilitetin dhe tani na mungon të dyja. Kjo duhet të jetë një mësim për të ardhmen. Mungesa e demokracisë dhe sundimit të ligjit çon në paqëndrueshmëri’, tha Basha. I pyetur nëse ai ishte optimist për hapjen e negociatave të pranimit në BE, ai u përgjigj se procesi ishte vonuar për shkak të mungesës së progresit të dukshëm; ‘Raporti i fundit i progresit tregon për korrupsion dhe kapjen e shtetit ndërsa Brukseli ndonjëherë flet në një mënyrë tjetër. Kjo retorikë urimi e përdorur për hir të stabilitetit ka luajtur një rol negativ’.

Basha: “Dosja 184” nxjerr gafil Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka nisur numërimin mbrapsht, ndërsa nga ndajnë 3 ditë nga protesta e paralajmëruar për t’u mbajtur më 16 mars. Nga takimi në Dibër, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka përmendur “dosjen 184” të cilën e konsideron si fundin e kryeministrit Edi Rama. Basha akuzon kryeprokuroren Arta Marku se po e mban të fshehtë këtë dosje, në të cilën përmenden emra të rëndësishëm në PS si Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj e Ulsi Manja. “Dosja 184 është fundi politik i Edi Ramës dhe bandës së tij të hajdutëve. Në këtë dosje janë kapur gafil Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Ulsi Manja,Sadri Abazi, Paulin Sterkaj dhe të tjerë socialistë, duke bërë pazare me Ymer Lalën dhe krimin e organizuar, për të blerë vota dhe për të kapur me çdo kusht bashkinë e Dibrës dhe për të bërë eksperimentin këtu në Dibër, që e shtrinë në gjithë Shqipërinë. Prokuroria kriminale e Arta Markut e Donika Prelës e mban të fshehtë këtë dosje, por kjo dosje nuk do rrijë e fshehur përgjithmonë. Edi Rama dhe Ymer Lala kanë shumë qejf të rrinë bashkë, kur kjo dosje të zbardhet bashkë do rrinë në qelinë e burgut 313. Atje e kanë vendin të gjithë ata që kryejnë krimin e gjithë krimeve, vjedhjen e votave.”, – tha Basha.