Durrës/ Digjet makina pas aksidentit

495
Sigal

Një automjet është djegur pak minuta më parë tek mbikalimi i Sukthit. Sipas burimeve mjeti me targat AA 728OI është në pronësi të shtetasit SH.H.

Drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar dëmtime, dhe se aksidenti i ndodhur mesa duket ka shkaktuar vetëm  dëme materiale të mjetit.

Automjeti i cili ka marre flakë gjatë kohës ishte në lëvizje është djegur totalisht.

Image

Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasoje një shkëndije elektrike, ndërkohë që makina ka patur rrjedhje dhe të karburantit.