Luhatjet e shifrave nga Covid, Tritan Shehu: Komiteti Teknik i Ekspertëve vijon të heshtë

121
Sigal

Ish-ministri i Shëndetësisë në qeverinë e PD, Tritan Shehu, ka denoncuar rastin e përsëritur të Gjirokastrës me luhatjet brenda 24 orëve të shifrave nga COVID-19.

Gjirokastra dje ishte qyteti i dytë me më shumë raste pas Tiranës, kurse sot regjistroi vetëm tre. Shehu thotë se, gjithmonë pas reagimeve të PD-së, qeveria ul rastet në Gjirokastër.

Sipas tij vetëm testime që s’mund të quhet pasi brenda 24 orëve në Gjirokastër ka një ulje me 24 herë dhe kjo ndodh vetëm në Shqipëri.
Për të mungesa e testimeve nuk fsheh asgjë dhe vetëm nxjerr pasojat e rënda teksa Komiteti Teknik i Ekspertëve vijon të heshtë.