Pas Tiranës, të shtëna me armë zjarri tek Ura e Mifolit dëgjohen në Fier e Vlorë

438
Sigal

Pas të shtënave në Tiranë, ku humbi jetën një 67 vjeçar, të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme tek Ura e Mifolit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 dhe ka alarmuar jo pak qytetarët e zonës, pasi mësohet se krismat janë dëgjuar në Vlorë e Fier. Policia e të dy qyteteve ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur kontrollet.

Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur saktësisht, por pritet që autoritetet apo burime nga terreni për mediat të japin detaje në vijim. Newsbomb do ju mbaj të informuar.