Lufta në PS/ Këshilltarët bashkiakë e presin në sallën e universitetit, Leli hyn në mbledhje online nga zyra

217
Sigal

Vazhdon ‘telenovela’ mes Dritan Lelit dhe Këshillit Bashkiak të Vlorës, e cila e pati pikënisjen në zgedhjet e 25 prillit pasi Leli refuzoi urdhrin e Kryeministrit Rama për të lënë mandatin dhe për të garuar i nënti në listën e PS-së në Vlorë.

Këshilli bashkiak ka kërkuar një ballafaqim me Kryetarin, mirëpo ky është hera e dytë qërefuzon të marrë pjesë fizikisht në mbledhjet e Këshillit.Këshilli Bashkiak u mblodh ditën e sotme në sallën e universitetit Ismail Qemali. Ndërkohë në faqen zyrtare të këshillit është bërë thirrje për mbledhje në “zoom”.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka refuzuar për herë të dytë të marrë pjesë në mbledhje fizikisht, por do te jete vetem online.

Lufta e ftohtë në Partinë Socialiste të ka sjellë krizë institucionale në Bashkinë e Vlorës, ku Këshilli Bashkiak rrëzon urdhrat e kryetarit Dritan Leli.  Ky I fundit kishte vendosur shkarkimin e Sekretarit të Këshillit për shkak të mbushjes së moshës së pensionit por anëtarët e Këshillit  me votë e pezulluan këtë vendim.

Dritan Leli hyri në mbledhje online nga zyra duke sqaron akuzat që hoqi nga puna një punonjës.

Leli tha se Gjipali nuk është larguar nga puna, por si edhe personat e tjerë që kanë punuar në Bashkinë e Vlorës janë njoftuar se kanë plotësuar kushet për të përfituar pension.

“Në zbatim të ligjit është detyrë funskionale. Duke u bazuar në vendim 478 për ndërprejre nga organet pas plotësimit të kushtit për pension. Këshilli i Ministrave ka vendosur dhe parashikon që organet e parashikuara në pikën një të nenit, me plotësimin e kushteve sipas despozitave për sigurtimet, ndërpresim menjëherë marrdhëniet për këtë kategori punonjësish. Doja të shpërndaj të gjithë opinonin publickdhe faktin e procedurës së ndjekur nga Bashkia për rastin në fjalë,” tha Leli.

Lufta mes socialistëve në Vlorë është kthyer e ashpër tashmë. Vetë Kryeministri Edi Rama dhe të tjerë socialistë në krah të Ramës kanë sulmuar Dritan Lelin, duke gjetur si arsye papastërtinë në qytet.