I shqetësuar nga deklaratat e Ramës, Meta rrëfen bisedën me Ministrin e Brendshëm

476
Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka rrëfyer gjithashtu në një komunikim me gazetarët pas seancës parlamentare se ka pasur një komunikim me Ministrin e Brendshëm Dritan Demiraj pas thirrjes së kryeministrit Edi Rama ndaj policëve për të marrë pjesë në fushatë pas orarit zyrtar.

Ai tha se përshëndet qëndrimin e ministrit Demiraj.
“Kam komunikuar me Ministrin e Brendshëm, e kam përshëndetur për qëndrimin e tij”, deklaroi Meta.

“Kam theksuar si kryetar i Kuvendit dhe President i Zgjedhur do komunikoj me Policinë dhe do denoncoj çdo shkelje”, tha më tej Meta.

Dje nga Berati kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje të gjithë punonjësve të shtetit, madje edhe policëve që pas orarit të punës të përkushtohen për të marrë sa më shumë vota për PS-në.

“U bëj thirrje të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, në momentin që lënë uniformën, pas punës të përkushtohen për të marrë sa më shumë vota për PS-në, në mënyrë që të mos lëjojmë rikthimin e hijes së turpit mbi uniformën e tyre dhe së bashku në 4 vitet e ardhshme ta bëjmë policinë në mesataren e BE-së. U bëj thirrje të gjithë punonjësve të shtetit të bëjnë të njëjtën gjë”, deklaroi Rama dje. Kjo gjë solli reagime të shumta nga politika. Madje edhe ministri Demiraj paralajmëroi burg për shkelësit.

Por sot kryeministri kërkoi falje për deklaratat e tij duke thënë se janë keqkuptuar.

Mes të tjerash Meta tha se në cilësinë e kreut të shtetit, ai ka komunikuar lidhur me deklaratën e bërë nga Rama, me ministrin e Brendshëm, Dritan Demiraj, ndërsa theksoi se këtë gjë do të bënte me gjithë drejtorët e policive, përveç Çakos.

“Kam komunikuar me ministrin e Brendshëm, dhe si president i zgjedhur do komunikojë me të gjithë drejtuesit, përveç drejtorit të policisë, për vagabondin, që vetëm bënë presione. Policisë i mjafton njolla e drogës, dhe si duhen zgjedhjet e prishura. Nuk është çështje djerse, pasi është e qartë se rruga që ka zgjedhur është rruga e presionit. Çon gjithë autobusët me administratë, për të marrë pjesë ne mitingje. Ai detyrën e zbatimit të ligjit nuk e pa pasur dhe se ka. Në polici shumica e tyre duan që të vazhdojnë të punojnë dhe pas 26 qershori dhe s’kanë arsye pse të kenë detyrime ndaj politikanëve, as ndaj trafikantëve. Detyra jonë është që pas 26 qershorit është ndarja me krimin. Tani do shkojë në Lezhë, do ta takoj kryetaren e LSI të një fshati që është dhunuar atje. Do jap mesazhin e tij atje. Secilit do që u cënohen të drejtat, për të bërë fushatë duhet mbrojtur. Cdo shkelës do të dënohet me nga 5 vite burg, nëse tenton të dhunojë vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Gjërat duhet të jenë të qarta. Qytetarët kanë dhe 1 javë të shprehin mendimin e tyre. Është e turpshme që nuk kemi distancime. Ilir Meta, Basha, Rama, kanë vetëm një votë, si cdo qytetar i Shqipërisë, ndaj duhet të heqin dorë ndaj presioneve. Është një proces demokratik i pakthyeshëm që se ndal dot. Secili duhet të bëje detyrën e tij dhe askush nuk i pengon dot”, tha Meta.
Sigal