Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së misionit të KiE që pati kritika të forta për zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri. Basha shkruan se misioni i KiE, ritheksoi se në Shqipëri ka nuk ka patur zgjedhje dhe pushteti vendor nuk është as pluralist e as i qytetarëve. Reagim Lulzim Basha: Përshëndes deklaratën e Misionit të KiE që ritheksoi se në 30/06 nuk pati zgjedhje,se pushteti vendor sot nuk është pluralist dhe as i qytetarëve. Beteja më jetike sot është për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për t’i kthyer qytetarëve qeverisjen legjitime qendrore dhe vendore.




















