Lubonja: ‘Shteti i kapur, Shqipëria jo vetëm eksportuese e krimit’

437
Sigal

Analisti Fatos Lubonja, i qëndron mendimit që Shqipëria nuk është vetëm eksportuese e krimit por edhe vetë shteti është kapur nga krimi.

Për Lubonjën nuk ka dyshim që Holanda flet më shumë për hallin e saj dhe jo se çfarë ndodh në Shqipëri.

“Unë do të veçoj nga e gjithë ajo që dëgjova, se u përmend disa herë fjala kambanë alarmi. Unë për të qenë koherent me mendimin tim, gjykoj se kambanat e alarmit duhet t’i hedhim ne për atë çka ndodh në Shqipëria. Shqipëria jo vetëm një eksportues i krimit dhe kriminelëve por edhe një vend ku shteti është i kapur nga krimi dhe punon për krimin. Kjo rritje e madhe e kriminalitetit që vjen nga një vend kaq i vogël si Shqipëria është tregues i asaj që ndodh këtu. Alarmi duhet të jetë i yni, jo se nuk po na lënë të Shkojmë në Europë pa viza por se çfarë po ndodh në këtë vend.

Debati që bëhet është gjithmonë reflektimi se ne jemi të varur, pushteti, legjitimiteti i pushtetit nga çfarë thonë të huaj. Janë sekondare.

Ajo që më tërhoqi vëmendjen në deklaratë është fakti se ata flasin shumë për hallin e tyre, ata kanë hallin e tyre. Më kujtohet se SHBA dikur nga fillimi i shek. të 20 kur ishte mafia italiane kanë dërguar një polic shqiptaro-italian në Sicili për të kuptuar krimin atje. Sigurisht që në Holandë ka probleme, ajo e majta, e djathta por unë nuk di se ka ndodhur një rast i tillë më parë”, deklaroi Lubonja në emisionin “Të paekspozuarit” në News 24.