Lubonja: Rasti “Beketti” tregon shpërdorimin e pushtetit

222
Sigal

Analisti Fatos Lubonja, dje, duke folur për gjobën që Arbitrazhi i vendosi Shqipërisë, për të paguar 110 milionë euro Beketit, tha se rasti tregon shpërdorimin skandaloz të pushtetit nga Rama, duke shtuar se shoqëria shqiptare duhet të reagonte për këtë rast, por se fatkeqësisht nuk ndodhi kështu. “Për Bekettin, duhet të kishte reagim nga shoqëria. Është tregues sesi është kapur drejtësia, Prokuroria, mediat. Pushtetet në Shqipëri janë të kapura nga një njeri dhe nuk janë të ndara. Kjo çështje tregon si funksionon shteti i Edi Ramës. Tregon shpërdorimin e pushtetit nga Rama në mënyrë skandaloze. Ky akuzonte Bekettin për pastrim parash, ndërsa shumë media pro Ramës janë ndërtuar mbi pastrimin e parave. Do jepen 110 milionë euro dhe askush nuk mban përgjegjësi e kjo është skandal”, – tha analisti Fatos Lubonja.