Luan Rama: Nuk punojnë as radarët e policisë

536
Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, i ftuar në rubrikën “Opinion”, komentoi mbledhjen e djeshme të Këshillit të Mandateve dhe Rregullores ku u diskutua mbi heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, për t’ju hapur rrugë arrestimit të tij. Me ironi Rama theksoi se deputetët e PS-së nëse duan ta mbrojnë Tahirin dhe të votojnë kundër heqjes së imunitetit të tij, duhet të bëjnë këtë nëse janë të bindur që kështu është mirë për vendin dhe PS-në. “Nuk kemi ndarje të opinionit. Kam përshtypjen se nuk ka ndarje. Shumica është për të ndëshkuar ngjarje të tilla. Sot patëm dy pozicionime. Kryeministri mund të shkruaj çfarë të dojë, por prova më e madhe e dështimit është ai. Askush nuk është i interesuar që të penalizohet apo të burgohet dikush pa fakte dhe prova. Por se jep kryeministri se kush ka prova apo jo. Ministri i Brendshëm i një vendi anëtar i NATO-s rezulton pjesë e sportit të tyre, e financimit të tyre, e lojës që bëjnë ata. Deri sa është e vërtetë, këtë e çmon gjykata. Por le ta lëmë gjykatën dhe organet e drejtësisë të bëjnë punën e vetë. Mazhoranca i ka numrat qe ta mbroje Tahirin, por Kuvendi duhet të jetë në lartësinë e angazhimeve që ka marrë për dekriminalizimin. Unë do t’u sugjeroja deputetëve të PS që le ta marrin në mbrojtje dhe mos të votojnë heqjen e imunitetit të Tahirit nëse janë të bindur që kështu u bëhet më mirë vendit dhe Partisë Socialiste.”, tha Luan Rama.

Mes të tjerash ai u ndal edhe tek prononcimi që dha sot ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, që sipas tij ishte truk. “E kam dëgjuar prononcimin e zotit Xhafaj, madje vura re që foli si jurist dhe si qytetar. Ky është truk. Unë gjykoj që çdo prononcim, për të bërë edhe prokurorin edhe gjykatësin në këtë fazë, është jashtë kontekstit, është e nxituar. Nuk e vras mendjen se ça do ndodh nesër apo pasnesër. Problemi në Shqipëri nuk është çështja procedurale, por raporti alarmant i qeverisë me krimin, kur kemi interferenca. Këtu nuk kam parasysh vetëm rastin konkret, por një mori shfaqjesh që ushqehen tek krimi elektoral. Të gjitha këto që vinë më pas janë derivate të krimit elektoral. Në këtë fokus, në këtë mënyrë vlerësimi që mbërriti kulmi tek akti më skandaloz, që është i pashembullt, fenomen tipik shqiptar. Nuk gjen besoj në praktikat ndërkombëtare, që një Kuvend të miratojë ligj për të dekrimianlizuar vetveten. Para dy muajsh u shkarkuan 12 drejtues policie, fajtori është vetëm ai që është emëruar, dhe jo ai që i ka emëruar. Por përgjegjësia është e titullarit. Nuk mban përgjegjësi kryeministri që mburret me modelin e tij dhe na del që policia ka disa struktura të inkriminuara”, tha Rama. Sipas tij, më shumë se gjysma e radarëve që kanë forcat detare, nuk kanë qenë në punë, në funksione operacione për gati 3 vjet. “Dhe koincident mosfunksionim i thyer në gjithë këto kohë. Nuk punon as sistemi i radarëve të Policisë së Shtetit. Kemi të bëjmë për mosveprim skandaloz. Ata që janë përgjuar thonë se kemi njerëzit tanë që kontrollojnë radarët. Agjencisë disponojnë informacion që brenda strukturës së monitorimit ka njerëz që kanë lidhje me trafikantët. Edhe sot e thanë prokurorët në mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Kemi të bëjmë me një mozaik kriminal dhe përball këtij detyrimi ka një praktikë parlamentare.”, tha Rama.
Sigal