Kandidati i LSI, Dikens Bushaj: Do ta shporrim Tërmetin dhe këlyshët e mafies së Astirit. LSI 3 mandate të sigurta

305
Sigal

Kandidati i LSI në qarkun e Vlorës, Dikens Bushaj shprehet se më 25 prill, Vlora do të çlirohet nga “çimkat” e Rilindjes.

“Do ta shporrim “Tërmetin” e koncensioneve dhe të vjedhjes së votave, bashkë me këlyshët e mafies së “Astirit””, shkruan në videon e publikuar në rrjetin social Facebook.

Më tej kandidati i LSI thotë se nuk duhet humbur asnjë sekondë drejt referendumit popullor të 25 prillit, ditës së triumfit të rinisë vlonjate.

Postimi i plotë: 

Më 25 Prill do ta çlirojmë Vlorën nga çimkat e “Rilindjes”!

Do ta shporrim “Tërmetin” e koncensioneve dhe të vjedhjes së votave, bashkë me këlyshët e mafies së “Astirit”.
Më 25 prill, VLORA VOTON DJEMTË E SAJ!
Kemi forcën💪 dhe energjinë🔥 për ta bërë Vlorën shtëpinë tonë, të vajzave dhe djemve patriotë. 🏡🇦🇱
Asnjë sekondë për të humbur drejt referendumit popullor të 25 prillit, ditës së triumfit të rinisë vlonjate!
VLORA DO TA BËJË FORA!
LSI 3️⃣ MANDATE TË SIGURTA NË VLORË!
VOTO LSI!🌹 VOTO NUMRIN 6️⃣!🌹