Luan Rama: Në Vlorë shpresojmë për një rezultat 7:4:1, LSI do ta marrë mandatin

246
Sigal

Lëvizja Socialiste për Integrim mbetet besimplotë se do të mund të marrë një mandat deputeti në Vlorë deri në mbylljen e procesit të numërimti të votave.

Një pritshmëri të tillë e bëri me dije Luan Rama, kryesuesi i listës së kandidatëve të LSI, në një prononcim për gazetarin e Ora News, Edi Ruçi.

Rama: Përgjithësisht ka qenë një proces korrekt por ka pasur vonesa. Numërimi ka rifilluar dhe presim të administrohet me korrektesë verdikti i qytetarëve në këto kuti. Ka një trend rritje dhe në votat që vijnë për LSI çka më bën mua optimist që ne do të mund të mbërrijmë rezultatin për të fituar mandatin në Vlorë.

Luan Rama tha se tanimë ka nisur numërimi i kutive të votimit të atyre zonave që njihen për dominancën e votuesve të PD dhe LSI.

Rama: Jemi te kuti votimi që vijnë nga qendra votimi që janë zona të njohura. Nuk është sekret që partitë e dinë cila është gjeografia e votuesve. Janë zona të njohura për dominancën e votuesve të PD dhe LSI. Shpresojmë që të thyhet rezultati të mbërrijmë në një rezultat që do të shkojë 7,4,1.

Jemi akoma në gjysmën e kutive të gjithë qarkut, le të presim, ne jemi këtu, komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit e LSI janë të gjithë në punë për të mbrojtur dhe lexuar me korrektesë çdo votë të qytetarëve të Vlorës dhe gjithë qarkut siç e kanë hedhur në kutitë e votimit.

Sidoqoftë objektivi i parë i kësaj partie për të marrë dy mandate në këtë qark duket se ka ndryshuar.

Rama: Unë jam realist, shpresojmë që ne të marrim mandatin në Vlorë.