“LSI nuk i braktis njerëzit siç Rilindja ka bërë me gjirokastritët”, Kryemadhi: Fitorja ndihet nga Jugu në Veri

192
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi përmes një videomesazhi ka nxjerrë pamje nga takimet elektorale në Gjirokastër.
Sigal

Kryemadhi thekson në rrjetet sociale se LSI është mbështetje për një parti vërtetë të majtë dhe se nuk i braktis njerëzit, siç bëri sipas saj Rilindja.

Postimi i plotë:

Vota për LSI është mbështetje për një parti vërtetë të majtë, që nuk i harron premtimet dhe nuk i braktis njerëzit, siç Rilindja ka bërë me gjirokastritët.

Këngën më të bukur Gjirokastrës do t’ja thurin të rinjtë dhe të rejat e saj, qytetarët e saj, me votën masive për ndryshim në 25 Prill, për nr. 6.

Fitorja po vjen dhe atmosfera e saj ndihet nga jugu në veri.

#VOTO6 🗳 #VOTOLSI 🌹