Reshje shiu në të gjithë territorin, dëborë në zonat me lartësi mbi 800 metër

251
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë sot parashikohet të ketë mot kryesisht të vranët.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të here pas hershme me intensitet të ulët deri në mesditë.

Më pas në pasdite dhe në orët e mbrëmjes në pjesën më të madhe të vendit reshjet e shiut me intensitet mesatar në formë shtrëngate.

Në relievet malore në lartësinë 800 metër në Verilindje dhe 1200 metër në Juglindje reshje të përkohshme bore.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje – Veri e lehtë e mesatare në bregdet, shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 7/12 re shi

Kukës 5/9 re shi/bore

Lezhë 9/13 re shi

Dibër 1/7 re shi/bore

Durrës 9/16 re shi

Tiranë 9/15 re shi

Elbasan 7/14 re shi

Berat 6/15 re shi

Vlorë 10/14 re shi

Korçë 2/6 re shi/bore

Gjirokastër 3/11 re shi

Sarandë 7/13 re shi.