LSI organizoi një takim me të rinjtë dhe të rejat e Lushnjës, prezantohen kandidatët për deputetë që qarkut Fier

505
Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me të rinjtë dhe të rejat e Lushnjës, ku u prezantuan edhe kandidatët për deputetë të LSI-së së qarkut Fier.

Të pranishëm në këtë takim përveç kandidatëve, ishin edhe Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili dhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta. 

Duke marrë fjalën para mijëra të rinjve dhe të reja lushnjare, kryetari i LSI-së, Petrit Vasili foli për programin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, që është një plan për shqiptarët e thjeshtë dhe jo për oligarkinë.

“Ne kemi plan që t’i pasurojmë njerëzit, jo të pasurojmë oligarkët. Dhe për këtë, në këtë plan që është plan dhe jo tepsi. Është plan që ul taksat, që njerëzit të kenë më shumë para për veten e tyre. Ia ul tatimin atij që punon, pra nuk ia merr gjakun nga rroga që të pasurojë oligarkun, sepse i merr këto para që fëmijët tanë të jenë më të pasur, më të shëndetshëm, jo që të kemi pikërisht ato koncesione që ia pinë gjakun”, – tha z. Vasili, duke theksuar se plani parashikon mijëra e mijëra vende pune për të rinjtë dhe që ul taksat. 

“Ky është një plan që pasuron shqiptarët, jo që i gjobit shqiptarët. Çdo shqiptar është i lemerisur nga gjobat, është i lemerisur nga taksat, punon për të tjerët, nuk punon për vete. Ne prandaj jemi këtu, të gjithë bashkë, që bujqësia e këtij vendi të bekuar që i pasuron njerëzit, i begaton ata, të begatojë njerëzit jo të begatojë këta dy të tepsisë. Sepse këta kanë një tepsi që duan ta hanë bashkë, sepse janë shumë të uritur nga panginja e tyre për paratë dhe gjakun e popullit, dhe dita e 25 qershorit na ndan nga këta, na ndan një herë e përgjithmonë”, – tha Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Ndërsa, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta deklaroi se në 25 qershor 1 milion vota do të jenë në kuti për LSI-në, për t’i dhënë vendit një drejtim të ri.
“Me 25 qershor të rinjtë dhe të rejat e të gjithë vendit do t’i thonë jo projektit të braktisjes së Shqipërisë nga arroganca e nga konflikti politik, sepse arroganca e konflikti politik, përçarja, pabesia e energjia negative midis shqiptarëve është sëmundja e pashërueshme e drejtimit të vjetër që do të mbyllë kapitullin një herë e mirë me 25 qershor”, – deklaroi Meta.
Fjala e Kryetarit të LSI-së, Petrit Vasili 
LSI forcë e parë! Kemi një njësh në dorë, sepse njëshi është rruga jonë dhe drejtimi ynë i ri. Unë jam këtu, përpara të gjithë qytetarëve shumë të mençur të Lushnjës, përpara të rinjve të mrekullueshëm të këtij qyteti, përpara kulturës së pafund të kësaj zone me një plan të madh: planin për Shqipërinë, i cili është plan për vegjëlinë, jo plan për oligarkinë nga ata që pinë gjakun e të varfërve dhe gjakun e fermerëve.

Ne jemi këtu, të gjithë së bashku, për t’i dhënë përgjigje përfundimtare të dy këtyre karagjozëve që duan t’ju pinë gjakun, sepse ne kemi plan që t’i pasurojmë njerëzit, jo të pasurojmë oligarkët. Dhe për këtë, në këtë plan që është plan dhe jo tepsi, që është plan jo Rilindja e re apo Republika e re, vërjani emrin si të doni, por është plan që secilit ia ul taksat, që të ketë më shumë para për veten e tij. Ia ul tatimin atij që punon, pra nuk ia merr gjakun nga rroga që të pasurojë oligarkun, sepse i merr këto para që fëmijët tanë të jenë më të pasur, më të shëndetshëm, jo që të kemi pikërisht ato koncesione që ia pinë gjakun.

Ky plan ka punësim për të rinjtë, mijëra e mijëra vende pune për të rinjtë, ky nuk është një plan për të sjellë plehrat e Europës. Ky plan ul taksat, ky nuk është një plan që shton dhe vazhdon koncesionet. Ky është një plan i cili i pasuron shqiptarët, jo që i gjobit shqiptarët. Çdo shqiptar është i lemerisur nga gjobat, është i lemerisur nga taksat, punon për të tjerët, nuk punon për vete. 

Ne prandaj jemi këtu, të gjithë bashkë, që bujqësia e këtij vendi të bekuar që i pasuron njerëzit, i begaton ata, të begatojë njerëzit jo të begatojë këta dy të tepsisë. Sepse këta kanë një tepsi që duan ta hanë bashkë, sepse janë shumë të uritur nga panginja e tyre për paratë dhe gjakun e popullit, dhe dita e 25 qershorit na ndan nga këta, na ndan një herë e përgjithmonë.

Sepse nuk kemi më kohë të punojmë për ta. Koha punon për të rinjtë, koha punon për Shqipërinë, ne kemi një plan vetëm për të rinjtë. Të rinjtë duhet të jenë këtu, të rinjtë duhet të punojnë këtu, të rinjtë duhet të kenë lumturinë këtu, jo të ikin nga Shqipëria, Shqipëria është vendi i tyre.

Nuk është vendi i atyre dyve. Ata me kohë e kanë lënë Shqipërinë kur ne e kemi dashur Shqipërinë, Ilir Meta ishte në Shqipëri. Unë isha në Shqipëri. Ata ishin jashtë Shqipërisë. Le të ikin nga Shqipëria.

Ne duam Shqipërinë e të rinjve. Këta të rinj e kanë vendin e tyre, e kanë këtu, nuk lëvizin nga ky vend. Ata le të ikin po të duan, meqenëse këtë vend nuk e duan, meqenëse këtë vend duan ta braktisi. Ne e duam, e dashurojmë këtë vend. Të rinjtë do ta bëjnë edhe më të mirë këtë vend, prandaj ne kemi në radhë të planin për punësimin e të rinjve.

Qindra mijëra të rinj do kenë mundësinë të kenë të hapura dyert e tyre, familjet e tyre do të jenë më të gëzuara, gjyshërit e tyre do të votojnë për LRI sepse do të shikojnë që bijtë e tyre janë në punë e nuk janë rrugëve. Është Shqipëria që nuk prodhon drogë, por prodhon mijëra produkte bujqësore pafund. Këta e quajnë që begatuan Shqipërinë me drogë. Shqipëria nuk begatohet me drogë.

Shqipëria begatohet me fushën e Myzeqesë, që është begati për të gjithë Shqipërinë dhe jo më për qarkun e Fierit, por kjo gjë dhe çdo gjë kërkon një plan për Shqipërinë. Vetëm ne e kemi planin për Shqipërinë. Vetëm LSI-ja e ka planin për Shqipërinë. Vetëm LSI-ja e Ilir Metës ka planin për Shqipërinë. Këta kanë planin për dhjamin e tyre.

Prandaj, 25 qershori është dita ku ndahemi nga ditët e zeza, ndahemi nga ditët e zymta, e bëjmë që dita e 26 qershorit të jetë një ditë me diell, një ditë ku vetëm begatojmë veten, ku punojmë për veten, ku djersa jonë kthehet në një të mirë për veten. Prandaj më 25 qershor vetëm LSI forcë e parë. 600 mijë vota të rinjsh, 1 milionë bëhen më 25 qershor. Kjo fitore e madhe e bën shumë më të bukur Shqipërinë, dhe bën që 56% e shqiptarëve që donin të iknin të rrinë këtu dhe të ikin vetëm dy njerëz aty ku e kanë vendin, e gjejnë vetë ku e kanë vendin.

Më 25 qershor LSI do të jetë forcë e parë. Edhe forcë e paparë. Sepse e tillë është. Dhe njëshi do të njësh, dhe LSI-ja do të jetë një njësh, të gjithë ne të tjerët, gjyshe, gjyshër, halla, të gjithë së bashku të punojmë për të ardhmen e tyre por edhe për të ardhmen tonë. Më 25 qershor vetëm njëshi është alternativa jonë. Dyshi ka qenë ngelëse.

Prandaj njëshi është forca jonë. LSI forcë e parë. Të gjithë bashkë të zgjedhim, të gjithë t’u tregojmë vendin. Përpara me këtë fitore. Çdo ditë, çdo sekondë t’ia themi çdo shqiptari, çdo lushnjari, çdo fieraku, çdo mallakastrioti, çdo qytetari të Roskovecit, të Patosit, të Divjakës dhe t’i themi përfundimisht që dita e madhe ka ardhur. Koha është tani! Koha është tani për të qenë forcë e parë dhe e paparë. Jo nesër, tani, më 25 qershor, fitore LSI-ja!
Sigal