LSI e shqetësuar për largimet nga administrata, ja si përgjigjet Rama

599
Sigal
Mes 19 pyetjeve të grupit parlamentar të LSI-së drejtuar kryeministrit Edi Rama për të shpalosur në këtë mënyrë edhe platformën e qeverisë, ishte dhe fakti nëse do të ketë largime nga administrata për këtë mandat të ri.
Kreu i qeverisë pohoi nga foltorja e Kuvendit se administrata për qeverinë është një aset, duke nënvizuar faktin se pjesa më e madhe e saj është e shëndetshme.
“Përsa i përket largimeve nga puna, administrata për me është një aset. Pa diskutim pjesa më e shëndetshme e administratës është më e madhe se ajo e kalbur. Do të ketë një vëmendje të posaçme për të ruajtur çdo aset me vlerë në administratën tonë’, tha Rama, duke shuar kështu zërat për largime nga puna, që lidhen me bindjet politike.