Llalla: Po hetojmë shumë dosje që do të ndryshonin të ardhmen

423
Sigal

TIRANE – E ardhmja europiane e vendit do të ndryshonte drejt një linje pozitive nëse disa procese hetimore mjaft të rëndësishme do të rezultonin të suksesshme. Kjo deklaratë ka ardhur nga Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, i cili nuk dha detaje mbi dosjet konkrete që organi i akuzës po heton. “Kemi në proces hetimi mjaft raste të rëndësishme, të cilat nëse do të rezultojnë të suksesshme mund të kenë ndikim të rëndësishmë në ardhmen europiane të vendit”, tha Llalla. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla morën pjesë në tryezën e përbashkët me temë “Bashkëpunimi ndërinstitucional polici-prokurori” me qëllim prezantimin e reformave dhe bashkëpunimit mes dy institucioneve. Në fjalën e tij ministri Tahiri tha se dikasteri që ai drejton është i vendosur në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Prokurorinë në këtë mision. Ndërsa nga ana tjetër kryeprokurori Llalla theksoi se bashkëpunimi dhe koordinimit me policinë e shtetit është rritur lufta ndaj krimit të organizuar si dhe realizimit të operacioneve të rëndësishme. Prezent në këtë këtë tryezë janë edhe krerë të policisë shtetit si dhe shefat e misioneve të PAMECA dhe ICITAP.