Presidenca i përgjigjet Ramës: Mos fol më për Kushtetutën, por reflekto dhe thellohu

284
Sigal

Vijojnë në distance replikat mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Ilir Meta në lidhje me akuzat që kreu i shtetit bëri këtë të hënë ndaj shefit të qeverisë.

Përmes zëdhënësit të saj Tedi Blushi, presidenca i është përgjigjur kryeministrit i cili theksonte se Meta është thjesht komandat i LSI-së.

Në reagimin e tij, Blushi thekson se është momenti që Rama mos të flasë më lart e poshtë për Kushtetutën por të thellohet dhe të reflektojë urgjent.

“Buburrec Trendi, mos fol më për Kushtetutën, që e ke përdhosur si bandit nga viti 2008 e deri tani.

Përndryshe, as pampersat s’të bëjnë derman!

THELLOHU E REFLEKTO URGJENT”, shkruan Blushi.