LSI e Elbasanit denoncon: Bashkia, punësime fiktive për të blerë vota

253
Sigal

Dega e LSI-së në Elbasan ka denoncuar kemenaxhimin e fondeve për pandeminë e koronavirusit dhe lënien në mëshirë të fatit të familjeve që përfitonin nga skema e ndihmës sociale.

Fjoralba Hoxha, anëtare e Komisionit të Çështjeve Sociale të LSI-së në Elbasan dhe pedagoge e politikave sociale, u shpreh se “qeveria keqmenaxhoi të ardhurat që duhet të ishin përdorur për njerëzit më në nevojë. Tashmë nuk ka asnjë mbështetje për ato 529  familje të cilat u futen përkohësisht në skemën e ndihmës sociale këtu në Elbasan. Askush nuk mendon më për ta”.

Ajo denoncoi dhe punësimet fiktive në administratën vendore të Elbasanit, të cilat kanë si qëllim vetëm blerjen e votave. “Ndërkohë që rriten në mënyrë absurde stafet e bashkive, apo shërbimeve të tjera, vetëm për arsye zgjedhore. Qëllimi është i qartë me këto punësime, thjeshtë duan të blejnë votën e 25 prillit, por urrejtjen popullore nuk ka mashtrim që mund ta devijojnë. Askush nuk mund të blejë votën e qytetarëve të revoltuar, njerëzve të lirë dhe sidomos rinisë së këtij vendi”,- tha anëtarja e Komisionit të Çështjeve Sociale të LSI-së në Elbasan, Fjoralba Hoxha.