Ditën e sotme, zëvendëskryetari i LSI Durrës dhe njëkohësisht kandidati i kësaj force politike për Qarkun e Durrësit, Enon Karapici ka publikuar një video në rrjetet sociale ku thotë dhe sfida e ekonomisë shqiptare për vitin 2021, si dhe e programit të LSI-së është kapërcimi i krizës së thellë ekonomike dhe sociale.
“Rikthimi i ekonomisë në kushtet e tregut dhe konkurencës së lirë. Krijimi i mundësive për punësim.
Tërheqja e investimeve. Transparenca e koncesioneve.”,- shprehet Karapici teksa tregon për objektivat e LSI.
Postimi i tij i plotë:
Sfida e ekonomisë shqiptare për vitin 2021, si dhe e programit të LSI-së, është kapërcimi i krizës së thellë ekonomike dhe sociale.
Objektivat tona janë:
Rikthimi i ekonomisë në kushtet e tregut dhe konkurencës së lirë:
Krijimi i mundësive për punësim;
Tërheqja e investimeve,
Transparenca e koncesioneve.
Më konkretisht, programi ekonomik ështe i orientuar drejt:
Uljes së barrës fiskale dhe kthimi i Shqipërisë në një destinacion tërheqës për bizneset.
Vendosja e taksës së sheshtë prej 9%.
Tatim zero për të ardhurat deri në 35 mijë lekë
Bizneset me xhiro vjetore nga 0-14 milionë lekë, do të kategorizohen si biznese të vogla, me TVSH 0% dhe tatim mbi fitim 0%.
Programi i rimbursimit 5% të vlerës së faturës për çdo blerje, me përjashtim të shpenzimeve që kryhen në entet publike. Kjo do të rrisë formalizimin e ekonomisë.
Durrësi ka nevojë per energji të reja dhe për një vizion të ri për të ardhmen.
Qyteti ynë duhet të hedhë pas krahëve pasojat e tërmetit dhe pandemisë dhe të punojë fort për të rifituar vendin e tij si qyteti i dytë më i rëndësishëm i Shqipërisë.
Me pozicionin gjeografik, turizmin e bujqësinë, kulturën dhe historinë, por mbi të gjitha me burimet njerëzore të shkëlqyera që disponon, Durrësi i ka të gjitha shanset t’i rikthehet zhvillimi i munguar.
Enon Karapici
Ekspert Ekonomie
Zv/Kryetar i LSI Durrës
#DurresiShtepiaJuaj
#LSI



















