Dritan Kaba: Të votosh në 25 prill është detyrë atdhetare! Mos bojkoto, mos absteno!

266
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Jo, bojkotit të zgjedhjeve! Jo, nxjerrjes së pavlefshme të fletës së votimit! Voto! Voto, në 25 prill! Kjo është “partia” tjetër e sapo krijuar nga Edi Rama dhe e finacuar nga ai! Bojkoti i zgjedhjeve dhe nxjerrja e fletëve të votimit të pavlefshme është t’i japësh Edi Ramës mandatin e tretë dhe vetes vazhdimin e kalvarit të vuajtjeve, papunësisë, mungesës së mundësive për të jetuar, largimit të rinisë nga vendi dhe zëvendësimit të tyre me bangladeshas!

Nëse doni Shqipërinë, Kombin dhe Familjen tuaj dilni e votoni. Mos dëgjoni shoqatat sorosiane dhe korin e tyre të sorrave, që nuk e duan ndryshimin dhe Shqipërinë! Ata duan një Shqipëri pa shqiptarë, ku të munden të ushqehen me kadavrat e politikës së Rilindjes! Dil e voto, merr me vete familjarët, miqtë, shokët, të afërmit, komshinjtë, jep kontributin tënd të vyer për Shqipërinë! Të votosh në 25 prill është detyrë atdhetare më shumë se kurrë më parë!