Nasip Naço: “Jo votë buxhetit që nuk përmirëson infrastrukturën e qarkut të Berat

503
Sigal

Nasip Naço: “Jo votë buxhetit që nuk përmirëson infrastrukturën e qarkut të Beratit”

 Miratimi i këtij ligji të rëndësishëm kërkon një analizë të hollësishme se si menaxhohen fondet publike, si bëhet ndarja e tyre dhe cilat janë prioritetet për ministritë dhe institucionet kushtetuese.Janë rreth 300 mijë banorë që duhet të kalojnë përditë në   akset:

Berat-Lushnjë, Berat Fier, Elbasan-Kuçovë –Berat, Berat Skrapar,  dhe Skrapar Përmet. Unë përsëri shpreh shqetësimin tim, pavarësisht shpjegimeve të zotit ministër, se ka një periudhë të gjatë kohe që në këto akse rrugore nuk është investuar për mirëmbajtje dhe sidomos për investime. Kjo mosvëmendje ka sjellë pasoja jo të vogla për qarkun e Beratit. Unë përmenda pak më parë numrin e ulur të turistëve, por edhe Berati vetë, Kuçova, Ura Vajgurore, Poliçani, e  Çorovoda, e pas tyre me dhjetëra komuna, kanë mbetur si të mënjanuara nga pjesa tjetër e Shqipërisë. Unë nuk mund të mohoj se këto vitet e fundit janë kryer investime të dukshme nga kjo maxhorancë. Sigurisht, këto janë investime që nuk mund të mohohen nga askush dhe që janë mbi 100 kilometra të filluara, në përfundim, apo të përfunduara, me një vlerë totale mbi 22 milionë euro.  As unë, dhe besoj as deputetët e tjerë apo qytetarët e qarkut të Beratit nuk janë të kënaqur . Ne do të kërkonim që investime të tilla, edhe më të mëdha, të vazhdonin me një ritëm akoma më të lartë dhe më të shpejtë, për të lidhur çdo qendër komune, çdo fshat, çdo rrugicë. Por thelbi i interpelancës sime, është krejt tjetër. Unë po kërkoj që prioriteti kryesor i maxhorancës të jenë rrugët kryesore si  Berat- Lushnjë, Berat- Fier, Berat-Kuçovë, Elbasan, Berat- Skrapar, Skrapar- Përmet dhe pse jo Skraparin me Gramshin dhe me Korçën. Nuk po kërkoj që të ndërpriten fondet e destinuara për akset dytësore, por po kërkoj dhe po këmbëngul që së bashku me to të investohet edhe në rrugët kombëtare të përmendura më sipër. Unë e ritheksoj edhe njëherë, vetëm në një vit të nderuar kolegë deputetë, qyteti I beratit, vetëm turistë që kanë vizituar Kalanë, ka humbur mbi tre mijë të tillë, krahasuar me një vit më parë.  Nuk janë vetëm humbje shifrash, por janë  humbje të ardhurash,  për dhjetëra tregtarë dhe biznesmenë, të mëdhenj e të vegjël në këtë zonë.  Pra, prioritet I qeverisë duhet të jetë rruga Berat –Lushnjë jo vetëm për turizmin, por dhe për ata dhjetëra tregtarë të vegjël e të mesëm, mirëqenia e të cilëve varet pikërisht nga qarkullimi I shpejtë në këtë rrugë, apo për ata mijëra qytetarë që udhëtojnë çdo ditë përgjatë saj.  Prioritet I qeverisë duhet të jetë rruga Berat- Fier, jo vetëm si një nga zonat industriale e më të rëndësishme në vend, por edhe si një nga qytetet më të mëdhenj të Shqipërisë, ku aktivitetet tregtare brenda qytetit, apo edhe në komuna janë ndër më të lartat në vend.  Prioritet duhet të jetë rruga Berat –Skrapar, jo vetëm për dhjetëra tregtarë të prodhimeve bujqësore, blegtorale dhe artizanale, por edhe për të  shtuar numrin e vizitorëve në kanionet e famshme të Skraparit dhe pelegrinazhin në Malin e Tomorrit. Ndër vite, nga këto krahina, nga inekzistenca e infrastrukturës, kanë ikur me mijëra qytetarë. Sigurisht që ky largim I tyre ka ardhur në ulje, por ne duhet të këmbëngulim me projektet tona që gjithë banorët e këtyre vendeve, të jenë jo vetëm miq në shtëpitë e tyre, por edhe investitorë. Por për këtë, ne duhet t’ju krijojmë atyre pikërisht atë që ju mungon, infrastrukturën.