Në PD dhe PS kanë mbyllur dyert dhe janë hequr “shkallët” për t’u bërë lider!
Demokracia e brendshme nuk matet vetëm me faktin që zhvillohet një votim.
Demokracia përfshin :mundësi të barabarta për kandidatët,debat të hapur,konkurrencë reale,
institucione partie, që nuk varen nga një person,dhe rotacion të mundshëm në drejtim.
Pra, debati nuk është vetëm “a ka votim?” por “sa realisht konkurrues dhe i hapur është ky proces?”
S’ka më të mirë se unë thotë Rama, s’ka më të mirë se unë thotë Berisha ! – Vërtet ndjej keqardhje dhe turp që ky vend e ky Popull ngeli me këta politikanë të pazëvendësueshëm!
- Votimi me vetëm emrin e Berishës po trumbetohet nga më demokratiket të zhvilluara ndonjëherë!(!)
Lind pyetja :
- A është “pakonkurueshmëria” rezultat i mbështetjes reale të anëtarësisë,
apo
- rezultat i një strukture ku figurat e reja nuk kanë hapësirë reale për t’u ngritur?
Kur një lider qëndron për shumë vite në qendër të partisë, dhe garë pa rival,votimi bëhet formale dhe jo reale.
Kritikat lidhen me:
- kontrollin mbi strukturat,
- mungesën e rivalëve,
- largimin ose dobësimin e figurave alternative,
- dhe kulturën politike që identifikon partinë me një individ.
Demokracia e brendshme nuk matet vetëm me faktin që zhvillohet një votim.
Demokracia përfshin :mundësi të barabarta për kandidatët,debat të hapur,konkurrencë reale,
institucione partie, që nuk varen nga një person,dhe rotacion të mundshëm në drejtim.
Pra, debati nuk është vetëm “a ka votim?” por “sa realisht konkurrues dhe i hapur është ky proces?”
Po s’pati rotacion të brendshëm brenda PD si do vijë rotacioni politik në Shqipëri?
- Nuk rrëzohet Rama nga Berisha, aq më keq akoma tani që i vajti mendja me atë makinën e ujit me presion: e bën Berishën qull dhe ikën i plevitosur në shtëpi kur shokët e tij kanë një jetë që gëzojnë nipërit dhe mbesat pranë zjarrit dimrit dhe ngrohen në diell nga parku në pranverë.
- Berisha është konsumuar totalisht, si moshë dhe moralisht – i përket një brezi që i ka ikur koha!
Rinia e shikon Berishën njësoj si shikon një të moshuar 90 vjeçar që del në media për 5 Maj dhe flet si veteran lufte duke treguar: bam këtu e bum atje, e vumë përpara gjermanin ,- kur realisht në 1944 ishte vetëm 8 vjeç !!!




















