LSI Durrës, Elona Guri: “Rilindja” i ka lënë familjet e thjeshta në varfëri dhe kushte ekstreme jetese

194
Sigal

Ditën e sotme, drejtuesja politike e LSI në Qarkun e Durrësit, Elona Guri në kuadër të fushatës elektorale, për zgjedhjet e 25 prillit, ka vazhduar takimet këtë herë me gratë dhe vajzat e zonës së Porto Romanos.

“Rilindja i ka lënë familjet e thjeshta në varfëri dhe kushte ekstreme jetese. Do i shporrim autorët e pashpirtë që lanë njerëzit e thjeshtë në varfëri.”,- është shprehur Guri më anë të një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale.

Postimi  i saj i plotë:

Me zonja të nderuara në Porto Romano.
“Rilindja” i ka lënë familjet e thjeshta në varfëri dhe kushte ekstreme jetese.
Do i shporrim autorët e pashpirtë që lanë njerëzit e thjeshtë në varfëri.
Do FITOJMË për të vuajturit, për të braktisurit, për njerëzit e thjeshtë në Durrës e mbarë Shqipërinë.
Elona Guri
Kandidate për Deputete
LSI Durrës
#DurresiShtepiaJuaj
#LSI