LSI Durrës, Elona Guri: Alternativa jonë është t’ia kthejmë Durrësin banorëve

Drejtuesja politike e Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Durrësit, Elona Guri deklaron se alternativa e vetme e Edi Ramës është betonizimi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Guri shprehet se alternativa e “Rilindjes” për katër vitet e ardhshme për Durrësin është vazhdim i bilancit të qeverisjes së saj: mjerim, papunësi, shpopullim, betonizim, mafie, vjedhje dhe korrupsion.

Sigal

 

Postimi i saj i plotë:

Alternativa e “Rilindjes” për katër vitet e ardhshme për Durrësin është vazhdim i bilancit të qeverisjes së saj: mjerim, papunësi, shpopullim, betonizim, mafie, vjedhje dhe korrupsion.
Alternativa jonë është T’IA KTHEJMË DURRËSIN BANORËVE.
ELONA GURI
LSI Durrës
#DurresiShtepiaJuaj
#LSI