Ish-kreu i ALUIZNI-t Durrës akuza gjyqtares Gërxenja: Mua më çoi për gjykim, drejtorin e PS e fali

236
Sigal

Ish-kreu i ALUIZNIT në Durrës, Flamur Gjuzi ka akuzuar publikisht gjyqtaren e Durrësit, Besjana Garxenaj, për vendim të ndikuar politikisht ndaj tij.

Në kuadër të hetimeve për dosjen “Tërmeti” Garxenaj ka vendosur të dërgojë për gjykim Gjuzin, por nuk ka marrë të njëjtin vendim për pasardhësin e tij, Arben Isakun e PS.

Sipas Gjuzit, i cili njihet si i krahut të LSI, gjyqtarja Garxenaj në vendimin e saj me dy standarte vendosi përkatësisht:

1- Pushimin e akuzës për veprën penale “shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i K.Penal për te pandehurin Arben Isaku, pasi fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale.

2- Dërgimin për gjykim për sa i përket tê pandehurit Flamur Gjuzi për veprën penale “ shpërdorim detyre “ parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Vetevetiu jo vetëm mua si pjesë e këtij procesi , por çdo njeriu , i arsimuar ose jo, i lind natyrshëm pyetja :
Midis dy shtetasëve që kanë patur të njëjtin pozicion pune, kanë patur te njëjtin ligj në zbatim, të njëjtën VKM dhe detyrat e Tyre kanë qenë të përcaktuara në të njëjtën rregullore të brendshme e mbi të gjitha kanë qenë nën të njëjtën akuze “ shperdorim detyre”, kush është ndryshimi që për njërin pushohet akuza e tjetri shkon në gjykim????? Mos vallë kanë bindje të ndryshme politike? “, – shkruan ai në reagimin e tij.

Reagimi i i tij i plotë :

Zoti e Faltë Besjana Garxenaj!

Me datën 02.02.2020 në orën 19.00 u shpall vendimi i seancës paraprake për shqyrtimin e kërkesës“ Dërgim për gjykim “ të dosjes “Tërmeti”! Një seancë gjyqësore që zgjati 4 orë e 30 minuta, prej të cilave 4 orë e 15 minuta i mori mbrojtja e të akuzuarve dhe 15 minuta shpallja e vendimit të paramenduar e të parapërgatitur e gjyqtares Garxenaj!

Të akuzuar në këtë cështje midis të tjerëve ishim dhe Ne , 2 ish drejtorët e Aluizni-t Durrës, pasardhësi im Arben Isaku dhe Unë.

Të dy ne të akuzuar totalisht në mënyrë të padrejtë për veprën penale atë të “shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 te K.Penal.

Gjyqtarja Garxenaj në vendimin e saj me dy standarte vendosi përkatësisht:

1- Pushimin e akuzës për veprën penale “shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i K.Penal për te pandehurin Arben Isaku, pasi fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale.

2- Dërgimin për gjykim për sa i përket tê pandehurit Flamur Gjuzi për veprën penale “ shpërdorim detyre “ parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Vetevetiu jo vetëm mua si pjesë e këtij procesi , por çdo njeriu , i arsimuar ose jo, i lind natyrshëm pyetja :

“Midis dy shtetasëve që kanë patur të njëjtin pozicion pune, kanë patur te njëjtin ligj në zbatim, të njëjtën VKM dhe detyrat e Tyre kanë qenë të përcaktuara në të njëjtën rregullore të brendshme e mbi të gjitha kanë qenë nën të njëjtën akuze “ shperdorim detyre”, kush është ndryshimi që për njërin pushohet akuza e tjetri shkon në gjykim?????

Mos vallë kanë bindje të ndryshme politike?

Unë e mirëkuptoj hallin që gjyqtarja Garxenaj është në proces vetingu dhe uroj që ta kaloj atë, pasi gjyqtar të till i duhen këtij sistemi të drejtësisë. Uroj që vendimi ti sherbej sadopak gjyqtares!

Me zemër them , Zoti ju faltë juve Besjana Garxenaj dhe të gjithë ata që ju Diktuan këtë vendim!