LSI Durrës, Bahri Shaqiri: Për çdo polic-horr që ndërhyn në procesin zgjedhor do të ketë ndëshkim

166
Sigal

Ditën e sotme, kandidati për deputet i LSI në Qarkun e Durrësit, Bahri Shaqiri i bën një thirrje publike Drejtorave të Policisë dhe shefave të krimeve në Qarkun e Durrësit, që gjatë procesit zgjedhor të 25 prillit të bëjnë vetëm detyrën e tyre dhe të mbajnë duart larg nga zgjedhjet.

“Ortakëria e drejtuesve të Policisë së Shtetit me krimin dhe politikën në funksion të tjetërsimit të rezultatit të zgjedhjeve, është një vepër e rëndë penale, që kurrë nuk do lejohet, që kurrë nuk do amnistohet dhe që më 26 prill do të marrë një ndëshkim shembullor dhe spektakolar, që as në ëndrrën më të zezë nuk është parë.”,- shprehet Shaqiri në mesazhin e tij të shpërndarë në rrjetet sociale.

Mesazhi i tij i plotë:

Ortakëria e drejtuesve të Policisë së Shtetit me krimin dhe politikën në funksion të tjetërsimit të rezultatit të zgjedhjeve, është një vepër e rëndë penale, që kurrë nuk do lejohet, që kurrë nuk do amnistohet dhe që më 26 prill do të marrë një ndëshkim shembullor dhe spektakolar, që as në ëndrrën më të zezë nuk është parë.
Paralajmëroj prerë çdo Drejtor Policie dhe shef krimesh në Qarkun e Durrësit, që:
Konsumon lëndë narkotike dhe vepra të tjera penale në restorantet dhe resortet e drogës;
Bashkëpunon me krimin, merr urdhra prej eksponentëve të tij, fsheh provat dhe keqpërdoret me direktivë të tyre në funksion të drejtuesve politikë të fushatës;
Nuk ndalon kriminelët e armatosur dhe trafikantët e shpallur në kërkim, por u hap çdo shteg për të lëvizur të lirë dhe të qetë rrugëve të qytetit, deri duke vënë në funksion të tyre makina dhe eskortë policie;
BËNI KUJDES! ZBATONI VETËM LIGJIN DHE LARG DUART NGA ZGJEDHJET!
GJITHÇKA PO MBAHET SHËNIM DHE PËR ÇDO POLIC-HORR DO TË KETË NDËSHKIM!
Asgjë nuk harrohet! Mbas datës 25 prill, ose edhe më parë po u shtrua nevoja!