LSI Berat, Lefter Maliqi: Jemi të gjithë të bashkuar për të sjellë ndryshimin e madh më 25 prill

370
Sigal

Ditën e sotme, kandidati i LSI në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi ka zhvilluar takime me banorët e qytetit të Beratit nga ku tha se uragani popull është drejt rrugës dhe se Rilindja të fillojë të kërkojë “vrimat” ku do të futet.

“Jemi të gjithë të bashkuar për të sjellë ndryshimin e madh më 25 Prill. Berati më i motivuar se kurrë për t’i dhënë mijëra shuplaka keqqeverisjes 8-vjeçare.”,- është shprehur Maliqi me anë të një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale.

Postimi i tij i plotë:

Uragani Popull po vjen… Rilindja ne kerkim te vrimave! Jemi te gjithe te bashkuar per te sjelle ndryshimin e madh me 25 Prill! Berati me i motivuar se kurre per ti dhene mijera shuplaka keqqeverisjes 8-vjeçare. Lodhja kaq e gjate nga qeveria e korruptuar, i eshte kthyer ne force per ta ndeshkuar keqazi me 25 Prill. 3 mandate per LSI-ne, fitore plebishitare per Opoziten e Bashkuar.