Presidenti Bajram Begaj ishte i pranishëm në mbrëmjen e organizuar nga IOC, me rastin e Lojrave Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, ku gjithashtu ishte i pranishëm zv. Presidenti amerikan JD Vance dhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio.
Të pranishmit u përshëndetën nga Presidenti italian Sergio Mattarella, ndërsa Milano ishte vendosur nën masa të forta sigurie, për të pritur delegacionet e rëndësishme.
Menuja e mbrëmjes u përgatit nga shefat e kuzhinës Enrico dhe Roberto Cerea të restorantit me tre yje Da Vittorio në Brusaporto, në provincën e Bergamos.
Darka e mirëseardhjes për Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026 u zhvillua dje, më 5 shkurt, në Fabbrica del Vapore në Milano. E organizuar nga Presidentja e IOC-së, Kirsty Coventry, në darkë morën pjesë dhjetëra krerë shtetesh nga e gjithë bota.
“Italia është e nderuar të presë edicionin e 25-të të Lojërave Olimpike Dimërore”, tha Sergio Mattarella, duke hapur darkën gala.
Presidenti i Republikës tha se ishte “i kënaqur që mund t’u drejtohej atyre që nxisin dimensionin sportiv të jetës ndërkombëtare, i cili mishëron vlerat e bashkëpunimit dhe promovon ngjarje globale të takimeve nën flamurin e drejtësisë në marrëdhëniet midis popujve dhe individëve”.
Në Fabbrica del Vapore ishin të pranishëm Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance dhe Sekretari i Shtetit Marc Rubio, Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, Iliana Iotova (Bullgaria), Ban Kimoon (Korea), Alar Karis (Estoni), Mikheil Kavelashvili (Gjeorgjia), Princi Al Hussein (Jordania), Princesha Anne (Britania e Madhe), Edgars Rinkevics (Letonia), Lartësia e Tij Mbretërore Duka i Madh Henri i Luksemburgut, Princi Albert II (Monako), Mbreti Ëillem-Alexander (Holandë), Karol Naërocki (Poloni), Emir Al Thani (Katar), Guy Parmelin (Zvicër) dhe Tamas Sulyok (Hungari).
Të pranishëm ishin edhe Presidentja e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Annalena Baerbock, dhe Zëvendëspresidentja Ekzekutive e Komisionit Evropian, Roxana Minzatu.
Ndër të ftuarit, sigurisht, ishin Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Italian (CONI), Luciano Buonfiglio, dhe Presidenti i Fondacionit Milano Cortina 2026, Giovanni Malagò.



















